Formula 1, Fetel lë pas dy makinat Ferrari
BAHREIN- Në Bahrein ka startuar zyrtarisht Botërori i vitit 2010 në Formula 1, me Sebastian Fetel që ka marrë pole-positionin e parë këtë sezon. Piloti gjerman i Red Bull ka qenë më i shpejti mbi shkretëtirën e Shakirit, duke dhënë kohë 1 minutë, 54 sekonda e 101 të mijtat. Fetel ka mundur të lërë pas dy makinat Ferrari, Felipe Masën që është renditur i dyti dhe Fernando Alonso i treti.
Një provë e mirë kjo për kokëkuqen, pas një sezoni të mbushur me zhgënjime. Ndërkohë vendi i katërt i ka takuar Ljuis Hamilton me MekLaren, ndërsa pas tij do të niset Niko Rozberg me Mercedes Grand Pri. I gjashti do të niset piloti tjetër i Red Bull, Mark Veber, i cili ka mundur të lërë pas 7 herë kampionin e botës Mikael Shumaker me Mercedes Grand Pri. Rikthimi i pilotit më të mirë në historinë e këtij sporti nuk ka qenë ai që pritej, ndonëse një gjë e tillë është e kuptueshme duke parë ndryshimet e makinave gjatë këtyre viteve.
Shumaker ka mundur të zërë vetëm vendin e 7-të në nisje, gjithsesi prania e tij duket i ka dhënë një shikueshmëri tjetër kampionatit të Formula 1. Dhjetëshja e parë plotësohet me Xhenson Baton, Robert Kubicën dhe Adrian Sutil. Gara për çmimin e Madh të Bahreinit zhvillohet të dielën në orën 13.00.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)