E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Kemi qenë me lak në fyt”

Me gjithë zhgënjimin e madh më Ligën e Kampioneve, pas humbjes me Liverpulin 0-4 në Marsejë, Olimpiku i kapitenit Lorik Cana, po shkon mirë në kampionat, ku ka gjashtë ndeshje pa humbur. Cana ka folur për "France Football" ku shpreh edhe keqardhjen për pikët e humbura me Bordonë (2-2). "Pësuam dy gola të shpejtë, por humbëm edhe shumë topa. Ishtë një mungesë fuqie, pasi i pësuam në mënyrë indentike. Duhet t'i kishim shmangur", - thotë Cana, që thekson se me fitoren 2-1 kundër Lionit, nisi edhe kampionati për Marsejën. "Kemi bërë paraqitje të mira, por jo të rregullta. Fitorja me kampionët e shumëfishtë të Francës nga dha më shumë besim". Cana jemi edhe një shpjegim për vështirësitë e ekipit në shtëpi, në "Velodrome". "Nuk është asgjë më shumë se një problem mentaliteti. Kemi pasur shumë presion në katër ndeshjet e para, pasi të gjithë kanë pritur nga ne pikët. Lojtarët ishin gati me lak në fyt dhe nuk jepnin plotësisht atë që mund të bënin me talentin e tyre. Nëse do t'i bënim një nisje të paktën mesatare, tani do të ishim në një vend më të mirë në kampionat. Kemi përjetuar momente të vështira, por publiku na ka mbështetur shumë. Po u tregojmë se tani jemi të denjë të veshim fanellën e Olimpikut të Marsejës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›