Përse FSHF nuk pajton trajner Bllazheviçin

Bledar KUKA
Nuk po flasim për Sllaven Bilicin, ndonëse ai nuk është ende tepër I shtrenjtë (porse ai nuk vjen në Shqipëri). Por kur përmend emrin e Mirosllav "Ciro" Bllazhevicit nuk ke si të mos provosh një ndjenjë të brendshme respekti. Po flasim për mundësinë që ai të bëhet trajner I ardhshëm I Shqipërisë, madje në FSHF pohohet se emri I tij është marrë një herë në konsideratë. Ciro është krejtësisht I përballueshëm nga ana financiare, madje më shumë I përballueshëm sesa duhet. Si trajner I NK Zagrebit, ai fiton vetëm 2500 euro në muaj, apo 30 000 euro në vit. Dikush mund të vërejë: Përderisa merr kaq, duhet të jetë në rënie të plotë. A thua? Bilici, njeriu që realizoi mrekullinë kroate të Euro 2008-ës fiton vetëm 40 000 kuna në muaj apo 7890 euro, por askush nuk mund të thotë se është I dobët. Bllazhevic është më I vogël në moshë se Oto Baric, madje plot 3 vjet. Herr Oto është 75 vjec, Mirosllavi, 71 (lindur më 10 shkurt 1935). Karriera e "trajnerit të të gjithë trajnerëve" dhe "mësuesit të Bilicit" është e shkëlqyer. Ai ishte trajneri I Kroacisë më të mirë të të gjitha kohëve, që më 1998 arriti në vendin e 3-të në botë dhe më 1996 doli në cerekfinale të Kampionatit Europian (eleminuar në mënyrë të dyshimtë nga Gjermania kampione). Ciro quhet edhe "zvicerani" sepse ka punuar shumë në atë vend, me Vevejn (‘63-‘67), Sionin (‘67-‘72), Lozanën ('73-‘74) dhe kombëtaren e Zvicrës (‘75-'76). Më 1979 u bë trajner I Rijekës duke dalë I 10-ti, një vend shumë I mirë në kampionatin e fortë federativ të ish-Jugosllavisë. Më 1980 shkoi tek Dinamo e Zagrebit ku më 1982 fitoi titullin kampion më 1982, I pari për klubin krenar kroat pas 24 vjetësh. Me këtë kurorë, Bllazhevici u bë një legjendë e kroatëve. Madje, ai sukses nxiti ringjalljen e nacionalizmit kroat, gjë që nuk u tolerua nga shteti jugosllav. Bllazhevici fitoi më 1983 Kupën e Jugosllavisë, ndërsa më pas u largua për në Zvicër, duke thënë se mund të arrestohej nga autoritetet e Beogradit. Më 1984 fitoi titullin zviceran me Grasshopersin e më pas shkoi në Greqi tek PAOK-u I Selanikut. Më 1986 ai u bë "miku I shqiptarëve" pasi u ul në stolin e Prishtinës. Shqiptarët dolën në kategorinë e parë dhe Bllazhevici u bë shumë popullor në Kosovë. Pasi punoi me Dinamon e Zagrebit (sërish) dhe Nantën, ai u kthye në Kroacinë e pavarur duke u bërë trajner dhe president I Dinamos e duke fituar titullin më 1993 e kupën më 1994. Kroacia doli e para në grupin eleminator, duke lënë prapa Italinë (e mundi 2-1 në Palermo). Në finalet e Euro 1996-ës, kroatët dolën në cerekfinale, të ndaluar nga gjermanët (kampionë të Europës) dhe gjyqtari suedez Sundell. Më 1998 erdhi apogjeu I futbollit të vendit të vogël ballkanas, ku në stol ishin Mirosllav Bllazhevic dhe Oto Baric, ndërsa në fushë ishte trajneri I sotëm Bilic, por edhe Davor Shuker, Zvonimir Boban e Robert Prosinecki. Kroacia fitoi me Japoninë e Xhamajkën, humbi me Argjentinën, pastaj eleminoi në 1/8 e finaleve Rumaninë (1-0). Në cerekfinale u luajt ndeshja e famshme me Gjermaninë, ku kroatët fituan 3-0. Gjysmëfinalen e udhëhiqnin 1-0 ndaj Francës, por e humbën 1-2. Ciro u kritikua që nuk aktivizoi Prosineckin, por në finalen e vogël ndaj Holandës, ai fitoi 2-1. Bllazhevic u bë trajner I Iranit duke dalë në plej ofin e Botërorit 202 (u mund 2-1 nga Irlanda), më pas shpëtoi Osijekun nga rënia prej kategorisë në Kroaci dhe fitoi titullin me Dinamon e Zagrebit më 2003. Pasi punoi me Murën, Varteksin, Hajdukun e Splitit dhe Nojhatelin e Ksamaksit ai është tani tek NK Zagrebi, me të cilin është në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë dhe u kualifikua vjet për në Intertoto. FSHF po shikon për trajner dhe emrat e Xhentiles, Sheferit, Zidkës, Kranklit, Hanit e të tjerëve nuk janë aspak të paktë, por një si Bllazhevic duket edhe më I madh. Meqë presidenti Duka ka deklaruar se është ende I lidhur shpirtërisht me "gjyshin tonë" Oto Baric le të kujtojmë se Bllazhevici ka disa ngjashmëri me Oto Maksimalen. Së pari, karrierën e kanë tepër të përngjashme, zotësia profesionale është aty-aty duke sjellë edhe rivalitet legjendar, të dy kanë punuar me kombëtaren kroate dhe Dinamon e Zagrebit duke pasur sukses, gratë e të dyve quhen Zdenka dhe djemtë e të dyve kanë emrat e baballarëve (Oto e Mirosllav). Ashtu si Baric është tepër karizmatik, aq sa kandidoi edhe për president të Kroacisë (kandidat I pavarur) duke marrë 2 për qind të votave. Ai di të recitojë, pëlqen të këndojë, të citojë Nicen e Monteskenë si dhe vdes për boksin, sumon e motociklizmin. Ashtu si Baric pëlqen jetën e mirë dhe është koleksionist I sahatëve, fotove artistike e pikturave dhe valuta të të gjitha llojeve. Për karrierën e tij legjendare ai fitoi cmimin më të lartë në Kroaci, "Franjo Bucar", madje në mënyrë të përjetshme.