Dopingu, 120 ditë për Romarion

Ish-sulmuesi i Brazilit, Romario u pezullua për 120 ditë pas rezultimit pozitiv pas një testi antidoping. Gjykata disiplinore e pezulloi lojtarin 41-vjecar, fitues të Kampionatit Botëror 1994, pasi rezultoi si përdorues i finansteridit pas kontrollit të kyer gjatë muajit tetor pas ndeshjes Vasko de Gamës dhe Palmerias. Romario u mbrojt atëherë se e përdorte substancën për një trajtim të mbrojtjen e rënies së flokëve, për të cilën ishte shkruar edhe përmbajtja e produktit.