Disiplina për turp, dënim i butë për Laçin
Që Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është me shumë standarde, kjo nuk ka as më të voglin dyshim. Nëse të gjitha mediet, të shkruara dhe vizive, denoncuan dhunën në ndeshjen Laçi-Kukësi, ku u hodhën pa fund sende të forta në fushë (fatmirësisht nuk u lëndua njeri), ku tifozët invaduan në fushë pas mbarimit të ndeshjes dhe vetëm ndërhyrja brutale e policisë shpëtoi një masakër mes tifozërive të dy ekipeve, apo goditja e mjekut të Kukësit, Pertef Rusi, Komisioni i Disiplinës dënon me vetëm 2 ndeshje pa tifozë stadiumin e Laçit. Vetëm kaq, asnjë masë tjetër! Një dënim i zbutur, ose le të themi qesharak, aq më tepër që fusha e Laçit i ka të përsëritura aktet e dhunës. Nëse do të numëroheshin që nga koha që Laçi është në Superligë dhe nuk ka rënë më, janë me dhjetëra, pa llogaritur se sa akte dhune janë fshehur ose nuk janë bërë të ditura.
INCIDENTET
Janë shumë incidente që kanë ndodhur ndër vite në stadiumin e Laçit. Janë goditur dhe gjakosur gjyqtarë, futbollistë, madje janë rrahur futbollistë të vetë Laçit në dhomat e zhveshjes. Janë nxjerrë pistoleta dhe janë kërcënuar njerëz me jetë, aq sa disa futbollistë sajojnë lloj-lloj arsyesh vetëm e vetëm që ditën e ndeshjes mos të luajnë në Laç. Po përmendim rastet e bujshme të fundit. Është goditur portieri i Flamurtarit, Moçka, aq sa u detyrua të mjekohet jashtë. Është sulmuar ashpër, rrahur keq, gjyqtari Lorenc Jemini, aq sa për pak nuk humbi shikimin. Është kërcënuar me armë futbollisti Migen Memelli. Së fundi, më e freskëta, një mjek humb ndjenjat, sepse goditet nga punëtori i fushës. Për të gjitha këto ngjarje, presidenca ka ndërhyrë te personat e dëmtuar që mos bëjnë denoncime. Por edhe nëse janë denoncuar, dënimet kanë qenë qesharake, kur në fakt Laçi duhej të përjashtohej nga Superliga.
PROBLEMATIKA
Nuk ka tifozë, drejtues klubi, futbollistë dhe të tjerë aktorë të futbollit që mos të ketë parë se çfarë ndodh në Laç. Një pjesë e mirë e kanë provuar në kurrizin e tyre. Nëse arritjet e Laçit janë historike, kjo mbetet për t'u përgëzuar, madje i "heqim kapelen", pasi nuk është pak që një ekip modest të shkojë në finalen e një kompeticioni, ndërsa disa sezone më parë ka marrë pjesë edhe në Kupat e Europës. Por kjo nuk e justifikon ashpërsinë dhe dhunën që vjen nga aktorë të ndryshëm në Laç, madje edhe nga vetë presidenti i Laçit, Pashk Laska. Në rastin e fundit, Disiplina ka dënuar me dy ndeshje pa tifozë Laçin. Dhe kurbinasit, dy ndeshjet e fundit në kampionat do t'i luajnë pa tifozë. Punë e madhe! Në kampionat Laçi e ka siguruar qëndrimin, është në mes të renditjes edhe sikur të humbë të 4 ndeshjet e mbetura. Në sezonin e ri rikthehen sërish tifozët, ndoshta bashkë me ta edhe dhuna, pasi me këto dënime që jep Komisioni i Disiplinës, ata me siguri do ta provojnë sërish. Ndoshta vetëm kur të ndodhë ndonjë tragjedi, atëherë Disiplina do të kujtohet për masa të ashpra, por do të jetë shumë vonë...
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)