Futbollistët shqiptarë dëshirojnë Partizanin
Nuk është fjala që janë tifozë patjetër me Partizanin, por shumica e futbollistëve në kampionatin shqiptar, nëse do t'i pyesje se ku do të preferonin të luanin, në kushtet kur të gjitha ekipet të ishin të barabarta, përgjigja është: Me Partizanin. Por nëse Partizani deri tani ka vuajtur në ligat inferiore, ai pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore, mes më të mirëve. Rikthimi duket serioz dhe që tani futbollistë të ndryshëm janë duke u interesuar për të ardhmen e tyre. Duke parë seriozitetin e klubit të kuq dhe investimet që po bëhen të ky klub, shumë futbollistë tashmë presin një ofertë nga Partizani dhe shumica nuk do ta refuzonin. Shumë futbollistë, edhe kur të kuqtë ishin në krizë të madhe financiare, madje pa të ardhura fare, nuk e kanë braktisur atë, duke luajtur falas. Partizani thuajse e ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë, sidomos pas humbjes në fushën e vet të Pogradecit dhe tani diferenca është 9 pikë, kur mbeten edhe 4 javë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)