Disiplina pezullon 2 javë Luan Deliun

Ish-lojtari i shquar i Elbasanit sot trajner i Sopotit të Librazhdit, Luan Deliu, u pezullua dje për 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Bashkë me pezullimin erdhi edhe gjoba prej 30 000 lekësh me arsyetimin për ofendim të gjyqtarit. Sopoti luan në Kategorinë e Dytë. Po në këtë kategori, dënim i ngjashëm iu dha edhe zyrtarit të Clirimit, Bujar Rizvani.