E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli, fitore madhështore

Liverpuli fitoi 8-0 me Fenerbahcen, duke vendosur një rekord në Ligën e Kampioneve. Piter Krouc celi serinë e të "Kuqve" kur shënoi golin e parë në minutën e 19-të dhe e mbylli atë në minutën e 81-të, për të vulosur fitoren madhështore. Benayoun realizoi një tripletë fantastike dhe për të nënshkruar fitoren e bujshme të formacionit të Rafa Benitezit mendoi edhe Rajan Babel. Po për grupin A, Porto mundi 2-1 Marsejën e Lorik Canës, duke marrë dhe kryesimin e grupit me 8 pikë, një më shumë se Marseja (7). Në grupin B, Rozenborgu shkaktoi një suprizë të madhe kur mposhti 0-2 Valencian në debutimin e Ronald Koemanit. Shalke barazoi 0-0 me Celsin. Në Grupin C, Lacio mundi Verderin 2-1. Igli Tare nuk u aktivizua në këtë takim. Olimpiakosi dhe Reali u ndanë në barazim pa gola (0-0). Në Grupin D, Sëlltiku fitoi me Benfikën (1-0) dhe Milani fitoi në transfertë me Shahktarin 0-3. Inzagi realizoi një dopjetë, ndërsa Kaka golin tjetër.

NDESHJET
E martë, 6 nëntor
(A) Liverpul-Beshiktash 8-0
(A) Porto-Marsejë 2-1
(B) Valencia-Rozenborg 0-2
(B) Shalke-Celsi 0-0
(C) Lacio-Verder Bremen 2-1
(C) Olympiakos-Reali i Madridit 0-0
(D) Sëlltik-Benfika 1-0
(D) Shakhtar-Milan 0-3

RENDITJET

Grupi A

Ekipet Nd Pikë
Porto 4 8
Marsejë 4 7
Liverpul 4 4
Beshiktashi 4 3

Grupi B
Ekipet Nd Pikë
Celsi 4 8
Rosenborg 4 7
Schalke 4 4
Valencia 4 3

Grupi C

Ekipet Nd Pikë
Real Madrid 4 8
Olimpiakos 4 5
Lacio 4 5
Bremen 4 3

Grupi D

Ekipet Nd Pikë
Milan 4 9
Shakhtar 4 6
Sëlltik 4 6
Benfika 4 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›