E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: “Nuk jam në 100 për qind”

Ronaldinjo tregoi disa nga magjitë e tij në ndeshjet kundër Valadolidit dhe Real Betisit, por 27-vjecari është i pari që pranon se ai mund të bëjë më mirë se deri tani. "Unë dëshiroj të përmirësohem në të gjitha aspektet", - tha braziliani për "Barca TV", kur ai u pyet rreth formës së tij.
JO 100% - "Unë nuk jam në 100 për qind. Sigurisht, jam më mirë se më parë, por unë jam i ndërgjegjshëm së mund të jem akoma më mirë". Përfundimisht edhe "tuneli" përmes të cilit kaloi gjendja e Ronaldijos ka dritë. "Cdo ditë që kalon më bën më të lumtur", - qesh ai. "Pas dëmtimit tim, unë ndihem sërish mirë dhe shpresoj se do të jem shumë shpejt në 100 për qind sa më shpejt të jetë e mundur".
HENRI - Ronalidinjo flet edhe për lojën e sulmuesit tjetër, francezit Tieri Henri. "Henri luan në një pozicion ndryshe nga ai ku kishte luajur për shumë vite dhe tani ai është përshtatur. Ai mund të përshtatet me cilido lojtar. Unë jam shumë rehat me të dhe në cdo ndeshje që ne luajmë së bashku e njohim njëri-tjetrin më mirë. Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe shumë kijues. Është thjesht cështje kohe".
MESI - "Lionel Mesi? Ne jemi shokë shumë të mirë dhe ne përpiqemi gjithmonë të ndihmojmë njëri-tjetrin, si në fushë dhe jashtë saj. Shumë nga golat që në shënojmë vijnë nga lëvizje të përbashkëta dhe në flasim shumë në fushë se si duhet t'i bëjmë ato, dhe kur kjo funksionon është fantastike", - thotë Ronaldinjo, i cili thekson se ma shumë të ndihet mirë fizikisht, aq më produktiv do të jetë dhe ai në lojën e tij. "Është dicka e madhe kur je gjeni veten me një ritëm të mirë. Nëse edhe goli do të vijë, atëherë do të jetë akoma më bukur. Ajo që më bën edhe më të lumtur janë golat e shënuar me goditje të lira. Është dicka për të cilën unë punoj shumë".
RAJKARD - Së fundi, ish-lojtari i Paris Sën Zhermenit në Francë jep edhe një mendim në lidhjen me idetë e trajerit Frenk Rajkard, sipas së cilave, Barcelona duhet të sakrifikojë më shumë në ndeshjet jashtë se sa në shtëpi. "Ai është shumë i saktë kur e thotë këtë dhe ka të drejtë ta thojë, pasi ai është trajneri", - thotë sulmuesi. "Është e vërtetë që ne po luajmë më mirë në cdo ndeshje. Të gjithë duhet ta dëgjojnë atë (Rajkardin) dhe ta respektojnë atë. Është puna jonë të bëjmë atë që kërkon ai". Barcelona do të përballet sot me Rejnxhersin në Ligën e Kampioneve, dhe Ronaldinjo dëshiron të hakmeret për atë barazim pa gola në "Ibrox".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›