E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: “Jam krenar për djemtë e mi”

Me tre fitore ne po aq ndeshje, Mancester Junaitid është
në prag të kualifikimit në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Aleks Fergusoni e di saktësisht se cfarë duhet të bëjë për ta festuar në mënyrën më të bukur 21-vjetorin e tij si trajner i Mancester Junaitid, me një kualifikim të hershëm në fazën e ardhshme të Ligës së Kampioneve. Mancesteri barazoi 2-2 në ndeshjen e Premier Ligë të shtunën e kaluar me Arsenalin. Dy ekipet kryesojnë grupet përkatëse, dhe fitorja e Mancesterit me Dinamon e Kievit dhe ajo e Arsenalit me Slavia e Pragës – dy ekipet fituan lehtësisht dy javë më parë – mund t'u garantojnë dy gjigandëve anglezë fazën e elinimimit direkt. Dyherë kampionia e Europës, Mancesteri, fitoi 4-2 në Ukrainë dhe Fergusoni mund të rikompozojë vijën e parë sulmuese që ka shënuar 18 gola në pesë ndeshje. Uejni Runi dhe Karlos Tevez kanë luajtur nga minuta e parë në këto pesë ndeshje dhe trajneri Ferguson mund të lërë pushim të paktën njërin prej tyre, duke i dhënë shansin Luis Sahasë të tregojë vlerat e tij pas rikthimit nga dëmtimi në gju. Sulmuesi francez luajti si zëvendësues të shtunën dhe ndihmoi në golin e shënuar nga Kristiano Ronaldo, i cili gjithashtu shënoi dy nga katër golat e Junaitid në Kiev. "Luis Saha dha një kontribut të mrekullueshëm kur ai u fut në lojë", - tha Fergusoni. "Djemtë që kanë luajtur gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë fantastikë dhe ne jemi shumë krenarë për ta". Mancesteri ka nëntë pikë në Grupin F, tre më shumë se Roma dhe gjashtë pikë më shumë se Sportingu i Lisbonës. Vetëm Skols vazhdon të jetë i dëmtuar, kështu Fergruson ka shumë opsione kundër një ekipi të vendit të fundit në renditje dhe pa asnjë pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›