Venger: “Kualifikimin e arrijmë në Pragë”

Arsenali ndodhet në një pozitë edhe më të forë se Mancester Junaitid në Grupin H përpara se të ndeshet me ekipin nga Republika Ceke. "Topcinjtë" nuk kanë humbur asnjë ndeshje në asnjë kompeticion qysh nga prilli i këtij viti dhe në ndeshjen e parë e mundën Slavian në Londër me rezultatin e thellë 7-0, duke barazuar rekordin e Juventusit të katër viteve më parë duke fituar cdo takim dhe mos pësuar gol në ndeshjet e para në Ligën e Kampioneve. Arsenali barazoi dy herë kundër Junaitid në "Emirates Stadium" për të rritur serisë e ndeshjeve pa humbje në 18 gjatë këtij sezoni dhe në 25 në total, duke justifikuar edhe deklarimet e bëra nga trajneri Arsen Venger se ekipi ka rritur fuqinë dhe enutuziasmin e vjetër. "Qëllimi ynë kryesor është të mos jemi të vetëkënaqur. Ne dëshirojmë të kualifikojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe këtë mund ta arrijmë pas ndeshjes me Slavian e Pragës", - tha Arsen Venger. "Njerëzit na respektojnë shumë", - tha mesfushori i Arsenalit, Sesk Fabregas, që synon të shënojë golin e 11-të gjatë këtij sezoni. "Ata e shohin se ne luajmë një futboll të bukur. Ne sulmojmë. Ne mbrohemi dhe ne jemi së bashku si një ekip. Ju mund ta ndjeni këtë kur ju luani kundër ekipeve të mëdhaja që ju respketojnë". Venger do të japë mundësi portierit Manuel Almunia ta nisë nga minuta e parë në për herë të 14-të gjatë këtij sezoni, edhe pse ai bëri një gabim në një nga golat e Mancesterit të shtunën e kaluar, ndërsa portieri i parë i Gjermanisë, Jens Lehman do të mbetet sërish i mërzitur në stol. "Unë besoj te portieri", - tha Venger. "Lehman ishte i dëmtuar dhe Almunia e bëri në mënyrë të shkëlqyer punën e tij". Sevilja, e dyta në grup me 6 pikë, do të luajë në Bukuresht me Steaua.