Mançini: “Adriano nuk të shoh mirë”

"Nëse e shoh mirë? Jo, përndryshe do të luante". Tekniku i Interit, Roberto Mancini flet për Adrianon, të përjashtuar nga kampionari dhe Liga e Kampioneve. "Gjëja më e rëndësishme është të bëjë një jetë normale dhe të kryejë mirë punën e tij", - thotë tekniku. "Kur Adriano do të arrijë ta bëjë këtë, atëherë të gjitha problemet e tij dotë kaljnë". Dëmtimi i Figos shton jo pak problemet në mesfushë, por Mancini nuk dëshiron të ushqejë polemikat mbi dëmtimin e portugezit. "Ishte një incident gjatë lojës që mund të ndodhë". Interi i Mancinit synon të konsolidojë pozitat e tij në udhëheqje të Grupti G në ndeshjen kundër CSKA së Moskës, kur të dy ekipet do të ndeshen sot në "San Siro" për ditën e katërt të Ligës së Kampioneve. Liderit e Serisë A dëshirojnë ta bëjnë lojën më pak të komplikuar se ajo e zhvilluar në Moskë dy javë më parë, kur fitorja e Interit u fiksua nga goli me kokë i Valter Samuel në minutën e 80-të falë dhe gabimit trashanik të portierit rus Veniamin Mandrikin. Interi udhëheq grupin me gjashtë pikë, i ndjekur nga Fenerbahce me pesë pikë, dhe më pas vijnë PSV me katër dhe CSKA me një pikë. Ndërkohë që Interi ka dispozicion një sulm të frikshëm të përbërë nga Zlatan Ibrahimovic, Hernan Krespo dhe me një Dadiv Suazo në formë, pjesa tjetër e skuadrës është e shkatëruar. Luis Figo theu kaviljen e tij të djathtë në barazimin e së dielës kundër Juventusit (1-1) dhe do të mungojë të paktën për dy muaj. Mesfushorët Patrik Vieira dhe Dejan Stankovic janë gjithashtu të dëmtuar, ndërkohë që mbrojtësi Marko Materaci ende nuk është rikthyer nga dëmtimi në kofshë përpara se sezoni të fillonte. Mbrojtësit Nikolas Burdiso i kanë mbetur edhe tri ndeshje nga dënimi i tij gjashtëjavor pas incidentëve pas ndeshjes me Valencian gjatë sezonit të kaluar, ndërkohë që Maikoni e ka përfunduar dënimin me tre ndeshje dhe është gati të luajë. Portieri rezerëvë Francesko Toldo është gjithashtu jashtë loje, ndërkohë që zgjedhja e parë Hulio Sezar është rikthyer nga nëj problem në shpinë. Pa Figon, Vieira dhe Stankovicin resurset në mesfushë të Interit janë të kufizuara. Trajneri Roberto Mancini do të vendosë për një opsion me katër mësfushorë në formë rombi të përbërë nga Esteban Kambiaso, Olivier Dakurt, Santiago Solari dhe Sezar (ose Maksell), pasi kapiteni Havier Zaneti do të zhvendoset në mbrojtje. CSKA është në kërkim të fitores së parë në fazën e grupeve, ndërkohë që pikën e vetme e ka marrë në barazimin 2-2 me Fenerbahcen. Kapiteni i CSKA-së, Sergei Ignashevic është në dyshim pas dëmtimit të mollëzën e faqes në fitoren kundër Spartak Nalcik në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë të zhvilluar javën e kaluar.
Lion- Shtutgard
Kampioni i Francës, Lioni, do të përpiqet të arrijë fitoren e shtatë rresht kur të presë Shtutgardin në Ligën e Kampioneve. Lioni ka nevojë për një fitore nëse dëshiron të besojë ende te kualifikimi. Skudra franceze renditet e treta me tri pikë, katër më pak se Barcelona dhe Rejnxhërsi. Kundërshtari i saj, Shtutgardi ka shënuar vetëm një gol dhe ndodhet i fundit me zero pikë, pasi kampioni i Gjermanisë i ka humbur të tri takimet. Lioni fitoi 2-0 në Shtutgard para dy javësh, duke i dhënë fund dy humbjeve 3-0 në Spanjë me Barcelonën dhe 0-3 në shtëpi me Rejnxhërin.
Sporting- Roma
Roma do të kërkojë të marrë fitoren e parë jashtë shtëpisë kur ajo do të përballet me Sportingun e Lisbonës në Portugali. Fitorja 2-1 në shtëpi kundër Sportingut e ka vendosur skuadrën e Spaletit në një pozicion të mirë për të progresuar në fazën me elimimin direkt të kompeticionit. Ekipi i Serisë A është i dyti në Grupin F, duke koleksionuar gjashtë pikë nga tri ndeshjet e para – tri pikë më shumë se Sportingu i vendit të tretë. Verdhekuqtë do të shkojnë në takimin e stadiumit "Hoze Alvalade" pa golashënuesin më të mirë të tyre, Francesko Totin, i cili vuan ende dëmtimin në kavilje.