E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti humbet në tavolinë me Flamurtarin

(www.gazetaret.com) – Kastrioti humbi tre pikë të çmuara në renditjen e përgjithshme, pas vendimit të pazakontë të Komisionit të Disiplinës, që i dha jo vetëm fitoren 2-0 në tavolinë Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore (rezultati origjinal ishte 1-1).

Disiplinori i FSHF-së e rrëzoi kërkesën e Kastriotit për përsëritjen e ndeshjes për gabim teknik të gjyqtarit Sokol Çekaj, ky i fundit mbylli ndeshjen pas refuzimi të ekipit krutan për të vazhduar lojën pas dhënies së një penalltie në favor të Flamurtarit në minutën e 89-të kur rezultati i ndeshjes ishte 1-1.

Klubi i Kastrrioti për braktisje të lojës dhe mospranim të rifillimit të saj, në bazë të neneve (4, 9, 19 dhe 24/35) të Kodit të Drejtësisë Sportive u gjobit edhe me 100 mijë lekë.

Kastrioti me humbjen e ndeshjes dhe zbritjen e pikëve tashmë ndodhet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e 10-të, ndërkohë që Flamurtarit u ngjit në atë të 24 pikëve dhe në vendin e 9-të.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 24 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›