Disko në shtëpi, Adriano “sulmohet” nga fqinjët

Në San Fermo të Komos, fqinjët e Adrianos, pas katër vitesh adhurimi të "Perandorit", kanë ndërruar mendje dhe kanë filluar të qahen për zhurmat e natës, që vijnë nga shtëpia e brazilianit. "Do ta verifikoj personalisht me një takim me Adrianon, - shpjegon kryetari i bashkisë, Pierluxhi Masketi, - përndryshe jam i detyruar të aplikoj rregullat komunale, pasi njerëzit në mëngjes shkojnë për të punuar. Më vjen keq, pasi raportet me të kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera". Festat e natës, me muzikë me volum të lartë, janë edhe origjina e protestave të fqinjëve, të cilët nuk dëshirojnë më ta tolerojnë futbollistin e Interit.
Sulmuesi brazilian ka një mbrojtës të fuqishëm të Interi. Dhe ky është presidenti Masimo Morati, padroni i plotfuqishëm i zikaltërve. Në jo pak raste Adriano ka ndjerë dorën e ngrohtë të bosit të skuadrës kampione. "Do t'ia dalë brenda pak kohësh për të dalë nga kjo situatë dhe do të na ndihmojë për të na dhënë titullin". Presidenti i Interit vazhdon: "Nuk kemi bërë shumë për të. Tani duhet më shumë ngrohtësi, respekt dhe fakte praktike". Vendimi për të mos e përfshirë në listën e Ligës së Kampioneve, sipas Moratit, është marrë në unanimitet. "Sinqerisht më vjen keq, pasi u detyruam nga situata në të cilën ndodheshim për shkak të mungesës totale të mbrojtësve".