E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi: “Feja më ndihmoi të korrigjohem”

"Feja me ka ndihmuar në periudhën në të keqe, që megjithatë do të përfundojë, pasi do të jenë të detyruar të ma ndërpresin skualifikimin". Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Lucoiano Moxhi, e pohoi këtë gjatë një interviste për Radion e Vatikanit me rastin e pelegrinazhit të tij në Lurdes. Njeriu kryesor i skandalit të Kalcopolit në Itali ndihet i tradhtuar nga futbolli. "Është e qartë që kam bërë shumë gjëra të mira dhe ishin shumë ata që kishin frikë nga puna ime. Kam arritur shumë rezultate dhe kjo u ka shtënë datën. Por, unë do t'ia dal".
Ranieri: "Roma, futbollin më të bukur"
"Roma është një realitet, është një siguri dhe është dukë bërë futbollin më të bukur në Europë. Ne duhet të përmirësohemi". Ky është konkluzioni i Klaudio Ranierit, trajnerit të Juventusit. "Roma ka një dyshe të pabesueshme në mesfushë me De Rosin dhe Akualinin", - shtoi tekniku bardhezi për radion "Anch'io". "Toti? Unë do ta lejoja të luante dhe kaq mjafton. Roli i tij ideal është ai që ndjen: lojtarë të atij lloji prekin të gjithë fushën dhe rreth tij duhet ndërtuar loja e skuadra. Fantazia nuk duhet të ketë pengesa, i duhet dhënë rrugë e lirë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›