E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcet e futbollistëve nga Tieri Henri deri tek Erik Kantona

Divorci i yllit të Barcelonës, Tieri Henri nga modelja Meri Kler, pushtoi dje "breaking news"-et e agjencive më të mëdha të botës, jo vetëm për famën e tyre, por dhe për pasojat e larta financiare që pritet të prodhojë ajo. Tieri Henri pas katër vitesh martese është ndarë nga modelja angleze, Kler Meri. Cifti u takua për herë të parë në vitin 2001 gjatë xhirimeve të një reklame televizive të kompanisë të makinave Renault Clio. Ish-ylli i Arsenalit dhe Kler u martuan në qershor të viti 2003 me një dasmë përrallore dhe tepër të kushtueshme në kështjellën Hajkler, në Berkshajr. Cifti kishte një vilë në Hamstid, në Londrën veriorem, të cilën ata e kishin blerë pesë vjet më parë për 5.95 milionë sterlina, rreth 8 milionë euro. 30-vjecari Henri dhe Meri, 27 vjec, patën gjatë martesës së tyre një vajzë, Tean, 2-vjec. .
Henri bëri të ditur se do ta linte gruan e tij gjatë muajit qershor, pak ditë para transferimit të tij te klubi spanjoll i Primera Divizion, Barcelonës, ku ai fiton 130 mijë stërlina në javë (rreth 185.000 euro). Kur Henri kompletoi transferimin e tij te Barcelona, francezi u tha miqve të tij: "Shumë gjëra kanë ndryshuar së fundi dhe unë duhet të heq dorë prej gjithckaje angleze, përfshirë fatkeqësisht edhe gruan time". Para pak kohësh një grup kriminal kishte planifikuar të rrëmbente fëmijën e Tieri Henrisë në kompensim të një shumë të majme parash. Cështja në gjykatën e Londrës zgjati vetëm pak minuta dhe askush nga të dy ish-bashkëshortët nuk ishte i pranishëm gjatë seancës. Më parë Meri kishte deklaruar se ndahej nga ish-burri i saj për sjellje të pahijshme të futbollistit, ndërkohë që pohoi se refuzoi të përgjigjej pyetjes, nëse veprimet e tij e kishin rrezikuar shëndetin e saj. Sipas ligjit anglez, cifti ka dhe gjashtë javë kohe reflektimi përpara se vendimi i ndarjes të dekretohet e të hyjë në fuqi. Në një deklaratë të bërë nga Mishkon de Reja, në emër të Henrisë, thuhet: "Tieri është ekstremisht i brengosur nga shkatërrimi i martesës së tij. Ai është i shqetësuar dhe dëshiron të mbajë marrëdhëniet më të mira të mundshme më Kler për të mirë e vajzës së tyre, Tea, të cilin ai e do shumë". Ndarja mund t'i kushtojë francezit të Barcelonës një shumë të madhe parsh, më të lartën të paguar ndonjëherë nga një futbollist. Gazeta angleze "Telegraf" pohon se Kler Meri, do të marrë një pjesë të majme nga pasuria e lojtarit, që përllogaritet në 25 milionë sterlina (35 milionë euro). Pagesa më e lartë e bërë nga një futbollist në rastin e divorcit i përket ish-futbollistit të Arsenalit, Rej Parlur, i cili u ndaj në vitin 2004 nga ish-gruaja e tij, Karen, për të cilën Parlur paguan 406.500 sterlina në vit (560 mijë euro), si dhe i dha dy prona të tij, pavarësisht se Parlur kishte ofruar fillimisht si pagesë 120 mijë sterlina në vit, por gjykata angleze nuk e konsideroi shumën të mjaftueshme.
Nga Spanja, megjithatë, lajmet e gosipeve thonë se ish-sulmuesi i Arsenalit, ka gjetur një tjetër, aktoren spanjolle Paz Vega.

FUTBOLLISTËT E DIVORCUAR

OLEG BLLOHIN

Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Ukrainës, Oleg Bllokhin, fitues i cmimit "Topi i artë" (1975), është një nga të divorcuarit. Ish-sulmuesi i Dinamos së Kievit dhe përfaqësueses të Bashkimit Sovjetik, u martua me gjimnasten e famshme, kampionen e botës në ushtrime të lira, Irina Deriugina, por cifti u nda në fillimin e viteve 1990, edhe pse kishin një vajzë.
Bllokhin, i cili drejtoi Kombëtaren e Ukrainës, kur luajti kundër Shqipërisë në Tiranë, u zgjodh deputet i parlamentit ukrainas, për Partinë Social Demokrate të Bashkuar, një parti me orientim komunist.

BOBI MUR

Futbollisti i famshëm anglez, Bobi Mur, kapiteni i Uest Henit për më shumë se dhjetë vjet dhe kapiteni i skuadrës kombëtare të Anglisë, që fitoi Kupën e Botës në vitin 1966, bën pjesë te lista e të divorcuarëve. Mur, i cili vdiq në vitin 1993, u martua me Kristina Dean në vitin 1962 dhe u divorcua prej saj në vitin 1986. Bobi u martua më pas në vitin 1991 me Stefani Parlan. Mur pati një djalë dhe një vajzë prej martesës së tij të parë. Bobi Mur vlerësohej si një nga xhentëlmenët e fushës, por dhe në jetë.

DIEGO MARADONA

Legjenda argjentinase, 47 vjecari Diego Maradona, një nga më të famshmit e palnetit, i cili ka marrë pjesë në katër Kupa Bote dhe është votuar nga njerëzit si lojtari i shekullit të kaluar nuk ka shëpëtuar nga divorci. Maradona, i cili pas futbollit u bë një përdorues droge, u martua me Klauida Vilafane, në nëntor të vitit 1989 dhe u nda prej saj, në vitin 2004, pasi nuk ishte shumë i bindur për besnikërinë dhe dashurinë e saj. Cifti pati dy vajza. Gjatë procedurave të divorcit, Diego pranoi se kishte jashtë martese një dia, Diago Sinagra, të lindur në Napoli, gjatë kohës që futbollisti i famshëm luante në Itali.

Listë e pasur

Futbollisti anglez Pol Gaskoinj, i njohur për karakterin e tij prej komiku në fushë dhe për humorin e tij tipik anglez, pati pati vetëm dy vjet jetë si bashkëshort. U martua me Sherilën në vitin 1996 dhe u divorcua në vitin 1998. Sot Gaskolinj, njihe tmë shumë si një njeri i apasionuar pas alkoolit. Geri Lineker, një nga shënuesit më të mirë të Kombëtares angleze, u divorcua pas 20 vitesh martesë me Mishelën, edhe pse kishin katër fëmijë. Erik Kantona, i martuar me Izabelën, më të cilën pati dy fëmijë, gjithashtu është divorcuar.

Abramovici, divorc 7.7 miliardë dollarë me Irinën

Pronari miliarder i Celsit, Roman Abramovic u përball vitin e kaluar me divorcin më të kushtueshëm ndonjëherë në botë, kur pasi u nda nga bashkëshortja e tij, Irina, i duhej të paguante asaj rreth 5.5 miliardë sterlina, ose rreth 7.7 miliardë euro, për hir të dashurisë së 40-vjecarit me 23-vjecaren Daria Zhukova. Manjati rus, i martuar me ish-stjuardesën Irina, kishte në momentin e ndarjes, vitin e kaluar, pesë fëmijë, nga pesë deri në 13-vjec.
Irina Abramovic, gruaja e dytë e rusit, pas asaj të parës, Olfga, ishte martuar me Romanin kur ai ishte një biznesmen i rëndomtë dhe kontributi i saj ishte thelbësor në ngritjen e perandorisë të rusit. Irina mori gjysmën e aseteve të pasurisë bashkëshortore, përfshirë jahte, kështjella, avionë, e prona të tjera patundshme. Flota e jahteve të Abramovicit përbehet nga katër jahte superluksozë, që në total arrijnë 204 milionë stërlina. Roman ka në pronësi 2 avionë privatë Boing dhe dy helikopterë. Në skuderinë e tij të makinave ndodhen dy prej makinave më të shtrenjta në botë, Maybah 62, që ka kushtuar 1 milion sterlina njëra, pa përmendur vilat në St.Tropez (10 milionë sterlina) apo kështjellën Chateau De La Croe (15 milionë sterlina). Pagesa prej 5.5 miliardë sterlinash theu rekordin e vendosur nga manjati i amerikan i medias, Sumner Redstone, i cili pagoi 1 miliardë sterlina pas ndarjes me gruan e tij, Filis, në vitin 2002.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›