E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori Fullani: Cmimet po rriten investimet të ulëta

TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një dalje të sotme në konferencë për shtyp deklaroi se qytetarët shqiptarë po përballen me një rritje cmimesh që po rëndon sidomos shtrasat e varfëra në vend, ndersa ka vene ne dukje se ritmi i investimeve ne vend mbetet i ulet.
Fullani theksoi se rritja e cmimeve është evidente tek ushqimet dhe nafta.
Më tej Guvernatori theksoi se rritja ekonomike është e qëndrueshme ndërsa norma e interesit mbetet e pandryshuar, me 5%. “Kushtet monetare janë të përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit në periudhën afatmesëm”.

Fullani tha se rritja e ekonomisë ka qënë e qëndrueshme dhe kërkesa është shtuar duke ndikuar në rritjen e lëndëve të para dhe artikujve bazë të lëndëve ushqimore.

Por sic tha ai, ritmi i investimit mbetet i ulët ndërsa ecuria e tyre do te jetë pozitive gjatë viteve në vijim. "Ritmi i investimeve gjatë vitit 2011 ka qënë relativisht i ulët. Jo vetëm kaq, por konsumi dhe investimet private kanë parë ecuri të ngadaltë, duke shtuar se presim për një investim më të lartë".
Fullani tha më tej se qëndrueshmëria fiskale është kusht për ekonominë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Guvernatori Fullani: Cmimet po rriten investimet të ulëta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›