Gaga: Do doja një penis të rremë

Për atë nuk është lënë gjë pa thënë, që nga një dëshirë për ndryshim seksi deri tek organet gjenitale. Por Ledi Gaga, përvç se ka virtyte artistike ka dhe shumë humorizëm. Kështu ka vendosur të flasë për thashethemet në mënyrë ironike, duke bërë një provokim: "Dua të vesh një penis me një rrip në vaginën time, pse të mos u jap njerëzve atë që duan?
"
Por nuk ka përfunduar me kaq: këngëtarja bionde amerikane ka folur edhe për kontradiktat e seksualitetit dhe mbi pabarazinë e burrave dhe grave në këtë pikë. "Kur një djalë del me shumë vajza, të gjithë qeshin dhe i japin notën 10, ndërsa nëse këtë gjë e bën një grua, kjo duket si kërcënim" ka thënë ajo për të përjavshmen "Q", që publikoi në kopertinë një foton e saj me gjoksin jashtë.