E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime dhe zënkat mes banorëve

06/04/10 02:53

Banorët shtrihen për të fjetur. Miri, Hakiu, Tatiana dhe Manal rrinë afër njeri-tjetrit dhe komentojnë zënkën e fundit në shtëpi. Miri e këshillon Hakiun që të mos ndjehet i provokuar nga të tjerët, por të përpiqet ti kalojë situatat e vështira me qetësi. Ai thotë se në fund të fundit, aty kanë ardhur për të treguar veten. Miri merr shembullin e vetë gjatë debateve të forta që ka patur në shtëpi dhe u tregon se Manal kur ka ardhur, i ka thënë se tek ai kishte parë vetëm një njeri që bërtiste e zihej me të tjerët. Ai mendon se duke bërë lojën e banorëve të tjerë, arriti të nxirrte atë pjesë negative të karakterit e ndaj tani është më i kujdesshëm. Miri mendon se ata kanë gjëra më interesante ër të treguar, kanë shumë tema për të diskutuar e për të dhënë mesazhe pozitive, por nuk mund ti ndryshojnë banorët që bashkëjetojnë. Edhe Hakiu mendon se tani duhet të merret më shumë me veten,ndërsa Miri shprehet se cdokush duhet të marrë atë që i intereson nga tjetri. Ata dalin në kopsht ku vazhdojnë bisedën për debatin e Hakiut me Mandin. Miri tregon se ishte brenda dhomë së rrëfimit dhe kur doli, pa që Hakiu dhe Mandi ishin ballë për ballë dhe mendoi se do ziheshin edhe me duar e ndaj shkoi në mes për të ruajtur situatën që të mos degrafonte, por kur Mnadi i tha se cdo gjë ishte në rregull, u largua. Ai tregon një rast që ndërsa dy persona debatonin për një lojë, arritën e të ziheshin me duar dhe të tjerët rrinin i shikonin e kjo gjë i bëri shumë përshtypje e nuk i pëlqeu aspak, gjë që u mundua ta parandalonte edhe në këtë rast. Ai thotë me bindje se njerëzit nuk duhet të arrijnë në të tilla mënyra për një lojë. Hakiu është i mërzitur me Mandin dhe i trregon Mirit se nuk ka qënë vetëm një rast kur ka parë sjellje të tilla nga ai, por më shumë, gjë që e cuan të reagonte më parë pasi i duket sikur i bën kastile. Miri përsërit se i vjen keq që ata po kapen vec për një fjalë, ndërkohë që kanë se cfarë të diskutojnë mes tyre dhe sjell sërish shembuj nga jeta sociale. Të tre banorët fillojnë të flasin për mënyrën e diskutimit në shtëpi, për mungesën e diskutimeve e temave të ndryshme e për bisedat e zakonshme që bëhen. Duke folur në përgjithësi, ata kapin edhe temën e varfërisë së Shqiptarëve dhe Tatiana tregon përshtypjet dhe ndihmesëne saj në këtë drejtim. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›