E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërdorimi i buxhetit

06/04/10 03:45

Erioni dhe Manal rrinë dhomën e gjumit e bisedojnë për tema të ndryshme. Ata prekin nga pak temën e nominimit. Erioni pyet Manal nëse është e mërzitur që këtë javë është përsëri e nominuar, por ajo mohon duke thënë se po mësohet me këtë gjë. Ai e pyet se kë do donte që të largohej këtë javë, por Manal refuzon të tregojë pasi mendon se nuk është e lejuar të flitet për nominimin. Ata komentojnë klipin e të nominuarve të javës së kaluar dhe përpiqen të kujtojnë se cili banor donte që ajo të dilte. më pas ata flasin për familjet e tyre, për shkollën dhe dëshirat për të ardhmen. Manal fle, ndërsa Erioni ngrihet dhe shkon në dhomën e ndenjjes, ku po diskutohet mbi problemet e Shqipërisë. Ata i rikthehen sërish bisedës për debatet e ndryshme dhe Miri pyet Erionin nëse iu duk e nevojshme ndërhyrja e Mandit kur ai filloi të debatonte me të për buxhetin. Erioni ia kthen se nuk e di se cfarë ka ndodhur sepse ai u ngrit dhe iku i nxehur, pasi nuk i pëlqen që kur bën dicka, të tjerët ti ndërhyjnë. Miri shprehet se iu duk e nxituar që Mandi ndërhyri, pavarësisht se ai vetë e kishte gabim që ia tha ato fjalë Erionit. Ata fillojnë të flasin për buxhetin dhe Miri ankohet që kërkesat e tija nuk u morën parasysh dhe shprehet se këtë javë, joduhanpirësit duhet të kishin sakrifikuar pak për ta. erioni ia kthen se nuk është marrë asgjë tepër, ndërsa për duhanin, ai mendon se po konsumohet tepër. Sipas tij, edhe ata që nuk pinë duhan kanë të drejtë që të marrin dicka që dëshirojnë ashtu si marrin duahnin ata që e pinë. Erioni mendon se problemi qëndron tek menaxhimi i ushqimeve dhe tregon se ata shpesh hedhin ushqime që nuk i konsumojnë. Të gjithë bien dakord që e shpërdorojnë buxhetin cdo javë. Ata diskutojnë edhe për llogaritjet e cigareve për këtë javë dhe thonë se ato janë llogaritur keq, pasi kanë edhe për një ditë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›