Maturantet jashte, provim per gjuhen shqipe
MASH shpall kriteret e reja per maturantet shqiptare, qe e kane kryer te mesmen jashte shtetit
Ndryshojne procedurat per te gjithe maturantet qe e kane kryer gjimnazin jashte shtetit dhe duan te behen pjese e universiteteve publike te vendit tone. Ata do te trajtohen njelloj si shtetasit e huaj qe duan te aplikojne ne Shqiperi, sa i perket deshmise se gjuhes shqipe. Nje gje e tille behet per shkak se njohurite e tyre mund te jene te cunguara per faktin se mund te kene lindur jashte shtetit, apo mund ta kene harruar shqipen.
Gjuha
Sipas udhezimit te posacem, firmosur nga kreu i MASH-it, Myqerem Tafaj, shtetasit shqiptare qe kane kryer arsimin e mesem jashte shtetit, kane te drejte te vazhdojne programet e studimit ne Institucionet te Arsimit te Larte Publik, me kohe te plote dhe kohe te pjesshme. Kjo, me kusht qe ata te zoterojne gjuhen shqipe ne nje nivel te pranueshem per te vijuar studimet universitare. Udhezimi percakton se zoterimi i gjuhes shqipe vertetohet nepermjet deshmise se provimit qe zhvillohet mbi bazen e programit per te huajt, prane Fakultetit te Histori-Filologjise ne UT. Procedura e dhenies se provimit te Gjuhes Shqipe, programi dhe tarifa e ketij provimi percaktohen nga Fakulteti Histori-Filologjise ne bashkepunim me Drejtorine e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor. Nderkaq, terhiqet vemendja se, koha e dhenies se provimit te gjuhes shqipe prane Fakultetit te Histori-Filologji, eshte muaji maj. Nga rregulli i dhenies se provimit te Gjuhes Shqipe perjashtohen te gjithe ata shtetas, te cilet kane vazhduar studimet ne shkollen e mesme, ne institucione arsimore qe kane program mesimor ne Gjuhen Shqipe.
Ekuivalentimi
Me urdher te ministrit te Arsimit dhe Shkences, prane MASH ngrihet nje Komision i Posacem per te shqyrtuar kerkesat e ketyre shtetasve shqiptare qe vijne nga jashte vendit. Aplikantet qe kane kryer arsimin e mesem jashte shtetit dhe qe nuk kane dhene provimet ekuivalente me Maturen Shteterore, (D1, D2, Z1 dhe Z2) per t'u pranuar ne universitetet tona, duhet t'i japin keto provime sipas rregullores sone. Keshtu, ata duhet te japin Gjuhen Shqipe dhe Letersine si dhe lenden e Matematikes, ose nje nga gjuhet e huaja te menyse se lendeve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit te testit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise. Ne rastin kur keta shtetas japin si provim te detyruar, Gjuhen Shqipe dhe Letersine ata jane te perjashtuar nga detyrimi i pikes 1 te ketij udhezimi. Ne rastin kur nuk e japin si provim te detyruar atehere i nenshtrohen, dhenies se provimit te Gjuhes Shqipe prane Fakultetit te Histori- Filologjise, sipas percaktimit te pikes 1 te ketij udhezimi.
Dokumentet qe duhen dorezuar per aplikim
Shtetasit shqiptare qe e kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit por duan te behen pjese e universiteteve tona publike, duhet te kene plotesuar disa dokumente. Behet fjale per kerkesen me shkrim per te vazhduar nje program studimi ne Institucionet e Arsimit te Larte Publik, deftesen origjinale se bashku me listen e notave te gjithe viteve te shkolles se mesme, te perkthyera dhe te noterizuara, nje fotokopje te noterizuar te pasaportes ose kartes se identitetit. Sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit, paraqitja e ketyre dokumenteve behet nga data 1 deri me 15 prill te ketij viti. Pra, dorezimi ka filluar qe me 1 prill dhe aplikantet kane afat edhe 9 dite te tjera. Dikasteri i Arsimit ka vendosur qe marrja e provimit te gjuhes shqipe, te jete kusht per pranimin e kandidateve ne programet e studimit ne Institucionet e Arsimit te Larte Publik, me kohe te plote dhe kohe te pjesshme, ne Republiken e Shqiperise.
Dokumentet:
Kerkese me shkrim per te vazhduar nje program studimi ne IALP.
Deftesa origjinale se bashku me listen e notave te gjithe viteve te shkolles se mesme, te perkthyera dhe te noterizuara.
Fotokopje e noterizuar e pasaportes ose kartes identiteti.