E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime për treshen në nominim

28/02/10 01:00

Jetmiri, Bledi dhe Hakiu diskutojnë për këtë javë që ajnë në nominim. Ata mendojnë se nuk duhet ta marrin me frikë dhe se duhet të sillen ashtu sic do silleshin në një javë normale. Sipas Bledit, të gjithë do dalin në nominim herët apo vonë dhe dihet që do eleminohen me radhë. Ata shprehen se u shkonte mendja që mund të dilnin këtë javë sërish në nominim. Kur Miri shprehet se ishte normale që disa do ti nominonin, Hakiu ia kthen se pa i përcjellë disa prej banorëve, nuk lëviz nga shtëpia. E mendon njësoj si unë- i thotë Miri dhe shton se të dy kanë një kohë të gjatë përpara sepse ka ndërmend tu hajë kokën disa banorëve që rrinë kot në shtëpi. Më vjen keq për Bledin, por....- thotë ai. Duke diskutuar për lojën që po luhet nga të gjithë, ata mendojnë se shënjestër janë vec lojtarët e fortë. Miri mendon se banorët mund të bëjnë gabim tek arsyet që përdorin kur nominojnë sepse mendojnë se duke mbajtur lojtarët e dobët brenda, fitojnë terren, por sipas tij, harrojnë se i shohin dhe vlerësohen edhe për to. Do u vijë koha të gjithëve- thotë Miri. Hakiu bashkë me Mirin diskutojnë duke qeshur dhe ngacmojnë vajzat se javën tjetër do jenë vec ato në nominim.
Bledi bashkohet me Oltën dhe pranë tyre vjen edhe Enxhi. Ndërsa flasin për eleminimin e njërit prej djemve të shtunën tjetër, Bledi shprehet se vec për një do ti vijë keq. Për princeshën?- pyet Enxhi duke nënkuptuar Oltën dhe duke e kthyer vetë përgjigjen, shprehet se ai nuk do dalë të shtunën. E kam të sigurt unë që ai nuk del, harroje- thotë Olta me bindje të plotë. Bledi uron që të mos zhgënjehet nga disa persona për të cilët ka krijuar opinione të mira, pasi i ka dy dyshime e duke diskutuar mbi këtë temë, ata shprehen se disa banorë mund të fshihen nën petkun e lojës e ndaj brenda nuk mund ti kuptosh kurrë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›