E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enxhi sqarohet me Domenikën dhe Seldin

28/02/10 02:15

Domenika dhe Seldi, duke komentuar mbi pyetjet që iu bënë gjatë spektaklit nga Arbana dhe opinionisti shprehen se nuk i ngacmuan aq sa e prisnin, ndërsa Jetmirin e bënë telef fare. Seldi mendon se ai ia ka bërë vetes që të tjerët të sillen ashtu me të, kurse Domenika komenton klipin e Mirit kur ngacmonte Oltën dhe Pamelën. Domenika tregon se ai e kishte provuar dhe me të, por në klip nuk u shfaq. Seldi shprehet se Miri përvec këtyre, është edhe kontradiktor në ato që thotë dhe Domi e pohon këtë fakt duke shtuar se ai nuk dot a ketë shumë të gjatë qëndrimin në shtëpi. Ata diskutojnë edhe për lidhjen e Mirit me Rezin dhe shprehen se Miri e tha hapur se është vec një aventurë dhe se ajo për të nuk është as e para as e fundit. Për Rezartën ata habiten se si mund të jetë dashuruar me të për dy ditë, por nuk e hedhin posht simundësi. Më pas, të dy banorët flasin për raportin e tyr edhe për mënyrën se si shihet nga jashtë. Domenika mendon se mamaja e Seldit mund ta ketë marrë inat për cfarë ka ndodhur mes tyre, por Seldi i thotë se ajo ka mbajtur gjithnjë anën e vajzave dhe kështu që i ka dhënë të drejtë Domenikës. Sipas Domit, duhet mbajtur vec ana e atij që ka të drejtë. Duke diskutuar mbi këtë temë, ata thërrasin edhe Enxhin që të bashkohet me ta. Enxhi vjen dhe i sqaron për keqkuptimin e Domenikës që u krijua në lidhje me të dhe Seldin. Ajo tregon se me Seldin nuk është njohur më parë, thjesht kanë qënë diku të dy prezent dhe ajo, kur kishte ardhur ia kishte treguar këtë gjë. ajo tregon se Seldi po qëndronte me të dhe me Valonin e ndërsa bisedonin, ajo i dha opinionin se si interpretohej lidhja e tyre jashtë, ku Domi dominonte ndaj tij. Që ai të do dhe ti e do, kjo gjë është e dukshme, po pse rrini akoma vec?- i thotë ajo dy të rinjve. Domenika shprehet se Seldi duhej të ishte sqaruar më mirë me të për këtë gjë, por sërish thotë se Seldi ka bërë edhe gabime të tjera që i cuan deri në këtë pikë. Jemi mirë kështu- shprehet ajo, ndërsa Enxhi thotë se e pret që nga momenti në moment ata të kthehen bashkë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›