“Pranvera italiane” zbret në Berat
BERAT- Aktivitetet e “Pranverës italiane dy vende, një det, një miqësi” kanë zbritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit.
Një mbrëmje kushtuar poezisë dhe verës ka mbledhur në këtë qytet njerëz të artit, kulturës, pushtetarë lokale, ku nuk ka munguar dhe konsulli Italian në Vlorë Sergio Strozzi.
Aktiviteti kushtuar poezisë është zhvilluar në ambjentet e Galerisë së Arteve ku pjesmarësitë kanë dëgjuar nën tingujt e muzikës, poezi të autorëve shqiptare dhe italianë si dhe kanë shijuar verën e kantinave të këtij qyteti, por dhe disa qyteteve të jugut si Pogradeci, Korça, Vlora e Gjirokastra.
Pronarët e këtyre kantinave të ardhur nga jugu i vendit kanë bashkpunuar në këtë aktivitet të organizuar nga Ambasada Italiane.
(m.a/News24/BalkanWeb)