Durrës, grabiste skrap, gjen vdekjen 27-vjecari
DURRëS- Një 27-vjecar ka humbur jetën teksa tentoi të grabiste skrapin që ishte ngarkuar në vagonat e një treni. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në stacionin hekurudhor të Shkozetit.
Viktima Kujtim Kovaci nga lagjia 14 e Durrësit kishte shkuar së bashku me nipin e tij për të marrë skrap, po në momentin që treni ka nisur të ecë për të udhëtuar drejt Elbasanit, 27-vjecari ka hasur në një tel elektrik që iu lidh në pjesën e qafës duke i shkaktuar dhe vdekjen nga korenti.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit të Durrësit.
(m.a/News24/BalkanWeb)