Diskutohet strategjia për tërheqje nga Afganistani
BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, pritet që në takimin dyditësh, që fillon sot në Bruksel të diskutojnë për strategjinë e tërheqjes ushtarake nga Afganistani.
Ky takim shihet si përgatitje për samitin e NATO-s në Çikago, muajin e ardhshëm. Ministrat do ta trajtojnë edhe çështjen e financimit të armatës dhe policisë afgane pas tërheqjes së NATO-s të planifikuar për vitin 2014.
Ditën e dytë të takimit, të enjten, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, merr pjesë edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar për sistemin mbrojtës raketor të alencës veri-atlantike në Evropë, që kundërshtohet fuqishëm nga Moska.