E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto në ministerialin e NATO-s

Edmond Haxhibasto/ Foto arkiv

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë sot dhe nesër  në takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel.

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s dhe atyre të Mbrojtjes, që do të mbahet në Selinë e NATO-s në Bruksel mbahet përpara zhvillimit të Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012.

Mbajtja e një takimi të tillë ka hyrë në praktikën e punës të Aleancës që prej Samitit të Lisbonës (19-20/11/2010), përpara të cilit u zhvillua një takim i kësaj natyre.

Takimi i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ka për qëllim përgatitjen e çështjeve kryesore si: Afganistani; Paketa e Mbrojtjes; Partneritetet që do të diskutohen gjatë Samitit të Çikagos, dhe në këtë kontekst pritet ti shtjellojë më tej këto çështje me rëndësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›