E Martë, 3 Nëntor 2026

Lezhë, rikonstruksion total i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta”

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Bashkia Lezhë është shpallur fituese në Thirrjen e Hapur për projekte të shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ky projekt parashikon rikonstruksionin total të godinës së shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta” në Lezhë, si dhe rindërtimin e palestrës, rehabilitimin e oborrit dhe të gjithë hapësirave të jashtme.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i projektit është shtesa në godinë, e cila do të shërbejë për krijimin e ambienteve të reja mësimore, laboratorëve bashkëkohorë dhe sallave funksionale në shërbim të nxënësve dhe stafit pedagogjik.

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës arsimore në qytetin e Lezhës dhe përmbushjes së standardeve bashkëkohore në edukim.

1 nga 4

/r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›