Dita Botërore e Romëve Rama: Bashkia shtëpi për komunitetin tuaj
TIRANE-Bashkia e Tiranës ka organizuar një takim me përfaqësi të familjeve rome me rastin e Ditës Botërore të Romëve.
I pranishëm në këtë aktivitet, kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama pasi degjoi problemet nga romet, theksoi se Bashkia do të zgjidhë problemin e strehimit të këtij komuniteti. Sipas tij, Bashkia është shtëpia ku Romët mudn të qajnë hallet e tyre.
Rama u shpreh se është i angazhuar të bëjë gjithcka për të ardhmen e komunitetit Rom, duke nisur nga fëmijët.
Ndërkohë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ministria e Punës ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin në kuadër të "Ditëve të promovimit të vlerave dhe traditës së minoritetit rom". Ngjarja kulturore artistike 'Integrimi i romëve në shoqërinë shqiptare' e organizuar ditën e djeshme, solli përmes prezantimit të mrekullueshëm të ikonave të artit dhe të skenës shqiptare, si Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Hajrie Rondo dhe këngëtaren e mirënjohur Irini Qirjako, si dhe krijimtari letrare e artistike të autorëve shqiptarë romë dhe joromë që promovojnë vlerat, traditën, kulturën dhe shpirtin e lirë të këtij komuniteti.
(d.b/BalkanWeb)