Fushe Kruje, hidhet ne ere ura, dëmtohet linja hekurudhore
FUSHE KRUJE- Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në erë Urën e Gjolës në Fushë Krujë, duke dëmtuar rreth 15 metra linjë të hekurudhës industriale. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 minuta të ditës së sotme (e premte), dhe ura është hedhur në erë me dinamit. Mësohet se hekurudha shfrytëzohej për të transportuar materiale nga fabrika e çimentos në këtë qytet. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se dinamiti është vënë në mes të urës së Gjolës. Policia ka nisur verifikimet dhe po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e këtij shpërthimi.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)