E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet 8 majit sot nis zyrtarisht fushata paraelektorale

TIRANE- Në Shqipëri nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Kodi zgjedhor parashikon nisjen e fushatës zgjedhore 1 muaj para zgjedhjes, pra sot më 8 prill. Por duket se kjo datë është vetëm formale pasi partitë kane nisur prej kohësh fushatën kurse kandidatët e të gjithë kampeve po shpalosin në qytete të ndryshme programet e tyre për qeverisjen vendore. Sic dihet gara më e fortë zhvillohet për bashkinë e Tiranës, ku për PS kandidon kreu i PS Edi Rama që kërkon një mandat të katërt në krye të bashkisë së Tiranës. Për mazhorancën në Tiranë kandidon Lulezim Basha qe hyn në garë pas doreheqjes se tij nga posti i ministrit të Brendshëm.

Gara është e fortë dhe për qytetete kryesore të vendit ku janë përqëndruar dhe perpjekjet e partive kryesore. PS ka vendosur rikandidimin e krereve aktuale të bashkive në qytetet kryesore. Dy koalicionet më të mëdha zgjedhore “Aleanca për qytetarin”dhe “Aleanca për të ardhmen” kane paraqitur këndvështrime të ndryshme per zgjedhjet vendore. Opozita thotë se zgjedhjet e 8 majit janë votë kunder keqeverisjes kurse mazhoranca deklaron se 8 maji është votë për përmirësimin e qeverisjes në nivel vendor.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›