Obama thirrje per masa ndaj manipulimit ne tregjet e naftes

Ndersa amerikanet perballen me cmimet e larta te karburantit Presidenti Barack Obama po ben thirrje per masa ndaj manipulimit ne tregjet e naftes.
Zoti Obama i kerkoi Kongresit sot te miratoje nje plan prej 52 milione dollaresh per te zgjeruar sistemin qeveritar te rregullimit te tregut te naftes dhe per te ashpersuar gjobat kunder manipulimit te tregut.
Ne nje vend ku makinat jane mjeti kryesor i transportit shume amerikane po ankohen per cmimet e larta te karburantit qe aktualisht eshte mesatarisht nje dollar litri. Kjo eshte nje shifer me e ulet se shume vende te tjera por i larte per standardet e Shteteve te Bashkuara dhe nje problem per zotin Obama ne nje vit kur ai perpiqet te rizgjidhet per nje mandat te dyte.