Dita Ndërkombëtare e Gruas, protesta në Elbasan: ”Mos hesht, mos prano dhunën”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shifra të frikshme dhune vijnë nga qarku i Elbasanit. 3 gra denoncojnë çdo ditë dhunë përkundër 1 mijë të tillave në vit. Në aktivitetin e zhvilluar për 8 Mars, përfaqësuesja e Forumit të Gruas e vë theksin tek dy momente, dhuna që frymëzon politika dhe trajtimi që i bën media nëpërmjet programeve të ndryshme.
Adelina Kaleci, është një nënë e cila ka përjetuar dhunën e bashkëshortit të saj. Ajo ndan me ne episode të dhunës dhe mos reagimin në kohë të institucioneve që kanë për detyrë t‘i mbrojnë grata e dhunuara si ajo.
Edhe Kimete Salli, ka përjetuar nën lëkurë dhunën barbare të ish-bashkëshortit. Shprehet e frikësuar se çfarë do të ndodhë me të dhe fëmijën pasi ish bashkëshorti do të lërë qelinë.
Sakaq, aktiviteti sensibilizues në Elbasan pas përcjelljes së mesazheve në qendër vijoi me marshimin në bulevardin “Aqif Pasha” dhe u përmbyll pranë murales dedikuar dhunës ndaj grave.
/rtsh/