Papa Françesku përshëndet rolin humanitar të grave

Papa Françesku falënderoi gratë për angazhimin e tyre për një shoqëri më humane gjatë një fjalimi të mbajtur sot ( 8 mars ) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shkruan ATSH.
Kreu i Kishës Katolike vlerësoi aftësinë e grave për të kuptuar realitetin me një sy krijues dhe një zemër të butë, duke e quajtur këtë një privilegj të grave.
Duke shprehur një bekim të veçantë për gratë, papa Françesku u bëri thirrje gjithashtu besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit të duartrokisnin gratë.
Në parathënien e një studimi mbi gratë në poste drejtuese, i cili do të prezantohet të premten, 86-vjeçari bëri thirrje për më shumë mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në çdo kontekst.
“Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur një barazi të qëndrueshme në diversitet dhe nëse gratë do të gëzonin barazi të plotë të mundësive, ato do të mund të kontribuonin në një botë të paqes. Ëndrra e paqes bëhet realitet kur shikojmë gratë”, shkroi ai.
Siç raportoi të mërkurën portali zyrtar i lajmeve Vatican News, gratë tani përbëjnë një të katërtën e stafit të Vatikanit.
/ Sipas ATSH /