E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Berisha: Përpjekje për përmirësimin e jetesës së tyre

TIRANE- Në kuadër të Ditës Ditën Ndërkombëtare të Popullsisë Rome, kryeministri Berisha vizitoi shkollën “7 Marsi” në kryeqytet. Në këtë shkollë janë hapur klasa të posaçme ku mësojnë fëmijë romë të moshave të ndryshme që nuk kanë frekuentuar asnjëherë shkollën. Kryeministri shprehu gadishmërinë e qeverisë për të bërë përpjekjet maksimale që fëmijët romë të shkollohen në kushtet më moderne e bashkëkohore. Berisha lëshoi një apel edhe për gjithë shoqërinë shqiptare që të japi kontributin e saj në ndihmë të këtij komuniteti.
“Do bëjmë cdo përpjekje që ju të shkolloheni mirë, që ju të ndërtoni të ardhmen, në kushte shumë të mira, në kushte që e meritoni. Ministria e Arsimit ka një rol shumë të madh në një përpjekje të madhe për ta bërë shoqërinë tonë më të drejtë. Sepse shoqëria bëhet më e drejtë kur ju të cliroheni nga pasojat e trashëgimisë” u shpreh kreu i qeevrisë.
Përvec shkollimit dhe punësimit, një problem i mprehtë për komunitetin rom është dhe strehimi ku Berisha deklaron se qeveria po ndërmerr hapa konkrete për strehimin e tyre në zonat ku ky komunitet është më i përqëndruar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›