SHBA- Rusi marrëveshje për çarmatimin bërthamor
PRAGE- Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev nënshkruan sot në Pragë marrëveshjen më të gjerë për çarmatimin bërthamor që prej dy dekadash. Në një ceremoni festive në kryeqytetin çek ata hodhën firmat në marrëveshjen pasuese të asaj START të vitit 1991.
Marrëveshja e re parashikon ndër të tjera që vendet të kufizojnë në maksimum 1.550 numrin e raketave atomike me rreze të gjatë veprimi. Presidenti rus Medvedev foli për një hap të rëndësishëm në procesin e çarmatimit dhe në përpjekjet për mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Por ai tha se Rusia i rezervon vetes të drejtën të dalë nga marrëveshja e re, nëse sheh si kërcënim mbrojtjen e planifikuar amerikane antiraketore në Evropë.
Nga ana e tij Obama theksoi se sistemi i planifikuar antiraketor i SHBA-së në Evropë nuk synon të ndryshojë ekuilibrin strategjik me Rusinë. SHBA-ja zgjodhi Pragën si vend të nënshkrimit të marrëveshjes, pasi një vit më parë Obama në një fjalim të tij kishte përmendur objektivin afatgjatë për një botë pa armë bërthamore.
(dwelle/BalkanWeb)