PS, Beqja: Ekonomia shqiptare, ulje drastike nga një vit më parë
TIRANË- Ilir Beqja, deputet i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me fjalët e kryeministrit Berisha, dje në mbledhjen e qeverisë. Me anë të shifrave ai ka treguar se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk ka rritjet që pretendon Berisha, por ka ulje drastike krahasuar me vitet më parë.
“Dje, Sali Berisha iu rikthye përrallave bajate për mrekullinë ekonomike shqiptare. Në 2008 Sali Berisha na pati folur për rritjen ekonomike dyshifrore, që nuk ndodhi kurrë. Por, dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dha të dhëna të mjaftueshme për të provuar se në tremujorin e fundit të vitit 2009 ekonomia u pati rritje negative me - 1.5 %” – deklaroi Beqja.
Beqja ka shtuar se rritje ekonomike ka pasur vetëm një familje në Shqipëri dhe kjo është familja e Sali Berishës, që është pasuruar nga korrupsioni i shtetit.
“Mrekullia ekonomike për të cilën flet Sali Berisha nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët. Është vetëm një familje, që gjatë 5 viteve të fundit ka ndjerë mrekullinë ekonomike, pasurimi i së cilës ka qenë realisht jo dyshifror, por shumë shifror, dhe kjo është familja e Sali Berishës që është pasuruar nga korrupsioni i pushtetit” – theksoi më tej Beqja.
Sipas tij mrekullia ekonomike që po jeton familja në pushtet, nuk ka asnjë lidhje me realitetin e hidhur që jetojnë çdo ditë shqiptarët, prandaj nënvizon arsyet e nisjes së protestave, për ti dhënë fund qeverisë që vodhi zgjedhjet, të ardhurat, punën dhe shpresën e tyre.
“Për shqiptarin e thjeshtë rritje dyshifrore ka pësuar vetëm kostoja e jetesës, çmimet e artikujve të përditshëm të konsumit ushqimor, çmimi i energjisë elektrike dhe i të gjitha shërbimeve shëndetësore. Mrekullia ekonomike që po jeton familja në pushtet, nuk ka asnjë lidhje me realitetin e hidhur që jetojnë çdo ditë shqiptarët e shqiptaret. Është kjo arsyeja pse gjatë muajit prill e më pas do të protestohet kudo, pasi arsyet e protestës janë kudo. Do të protestohet me forcë dhe vendosmëri kundër një pushteti që mban emrin Sali Berisha, që në fillim vodhi zgjedhjet, për t’u vjedhur pastaj shqiptarëve punësimin, të ardhurat, shpresën, dhe që tani pa pikën e turpit, gjen kurajon të tallet me shqiptarët” – përfundoi Beqja.
(m.a/BalkanWeb)