Woods, del në skenë një tjetër tradhti
SHBA- Vetëm pak orë pasi Tiger Woods është rikthyer në turneun prestigjioz të golfit Augusta Master, një tjetër histori seksi ka dalë në skenë për të. Bëhet fjalë për Raychel Coudriet, 22 vjeçare, vajza e fqinjit të shtëpisë së kampionit. Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane, ata të dy njiheshin që kur vajza ishte 14 vjeç, por kanë kryer raporte vitin e shkuar, më saktë në divanin e zyrës së Tiger. “U ndjeva e përdorur dhe e dhunuar”, ka thënë vajza. Revista e lajmeve gossip në Amerikë, National Enquirer, shkruan për lidhjen e golfistit e konsumuar në divanin komod të zyrës së tij në Orlando. Pas raporteve në studio, Tiger e ka ftuar studenten të shkonin së bashku në Michigan. “Ndjehesha e përdorur, sikur nuk kisha fare rëndësi për të, përveç seksit, - ka rrëfyer vajza për revistën. – Doja të hapja një gropë, të hidhesha brenda dhe të vdisja”, shton ajo. E pyetur se si ishte Tiger Woods në shtrat, përgjigja e 22 vjeçares ishte e qartë: “pa emocione fare dhe mekanik...”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)