Ish-ushtarakët apel qeverisë: Të paguhen pensionet suplementare
TIRANE- Ish ushtarakët në rezervë i janë drejtuar qeverisë dhe institucioneve të saj përgjegjëse mos bëhen pengesë për zbatimin e ligjit për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura sepse në të kundërt do përballen me padi në organet e Prokurorisë. Deklarata është bërë sot në një ceremoni përkujtimore që përkon me 14 vjetorin e themelimit të Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë.
Drafti i miratuar vite më parë ju nënshtrua ndryshimeve nga qeveria , që sipas ushtarakëve cenon të drejtat dhe përfitimet e tyre financiare. Në këto kushte mjaft shoqata ankimuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese duke e cilësuar atë të papajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit.
Në nëntor të 2009-ës Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e zbatimit të tij. Në ceremoninë e sotme të organizuar në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ish ushtarakët kujtuan 14 vitet e formimit të shoqatës së tyre që numëron mbi 17 mijë anëtarë të shtrirë në të gjitha rrethet por dhe jashtë vendit. Ata shigjetuan politikën dhe qeveritë e ndryshme të cilat kanë ndërmarrë reforma pa kritere profesionale në ushtri por mbi kritere politike duke flakur në rrugë profesionistët e ushtrisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)