E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita apo nata e Pavaresise

/ /

NgaROMEO HANXHARI

Paraditen e Dites se Pavaresise kete te diel pra dola shetitje ne Tirane me vajzen time. Mendova se kjo eshte nje feste te cilen me se pari kane te drejte ta ndiejne e ta festojne femijet. Dhe se ne prinderit nga ana jone me se pari femijeve duhet tua ushqejme festimin e asaj dite. Keshtu qe kerkesa e sime bije dua te festojme me beri te nxitoj te dal te kerkoja festen ne qytet... Per me teper dite nentori pa shi e diel ku ka me mire per nje feste kombetare Do kenaqeshim. Kushedi sa bukur do ishte bere Tirana e kushedi csurpriza do kishte organizuar bashkia jone Me siguri me bukur se diten e ballokumeve sic. Dita e Flamurit hesapi Por caze me vone pashe qe vetem flamuj a banderola skishte rreth e qark. Dhe urova veten qe se kisha bere as une ate gabimin e madh te merrja flamur me vete neper Tirane. Se vajza ne fakt me kerkoi te merrte me vete dhe flamurin e vogel qe e mbajme ne shtepi. Kishte qejf te gezonte Po thuaj shyqyr qe nuk e lashe ta merrte. Flamurin pra Se do kishim lene nam per ate Zot Do kishte qene i vetmi flamur ne qytet. E kushedi cdo na kishin tallur... Zoti na ruajtte
Nejse. Per ti rene shkurt pashe ne fakt qe ne Tirane askush se kish marre seriozisht Diten e Pavaresise Diten e Flamurit. Dukej si dita e genjeshtrave si 1 prilli. Asnje bande muzikore asnje grup muzikor asnje koncert asnje tingull per b asnje argetim asnje ngjyre Asnje feste pra as per vajzen time asnje feste per femije. As per te rritur xhanem. E u ktheva ne shtepi me bisht ne shale si i thone Vecse me vone pasdite degjova nje lajm qe me beri te ngre veshet. Ne darken e dates 28 Nentor do te organizohej nje koncert. Ne darke pra naten Atehere e kuptova thelbin e keqkuptimit tim. U ndjeva ne faj. U kisha rene kot me qafe atyre qe une naivi mendova se e kishin per detyre ta organizonin festen e Flamurit ne Tirane. Kuptova qe gabimi qendron tjeterkund duhet ndryshuar thelbi or burre i dheut. Ndaj ne ate moment me feksi mendimi e thashe me vete ej pse sia nderrojme emertimin Ne vend ta quajme si deri tani Dita e Pavaresise le ta quajme Nata e Pavaresise. Ta ndryshojme ne ato ligje e vendime ne te gjitha cjane. Dhe me se pari ne kaplloqen tone si shqiptare. Dhe keshtu e zgjidhim kete pune njehere e mire. Per shume arsye. Sepse te dashur miq per zogjte e nates nuk kane rendesi ata qe jetojne dhe festojne gjate dites. E kam fjalen nuk kane rendesi femijet qe duhen edukuar me ndjenjen e atdhedashurise apo te rinjte qe duhet ta ndiejne festen e Flamurit si feste te tyren edhe diten. Keshtu qe hajde ta nderrojme ligjin dhe i detyrojme te gjithe qe ta festojne naten festen e Flamurit. Edhe per nje arsye tjeter shume te forte naten sduken as flamujt qe dhimbshem mungojne... Pra te nderuar bashkatdhetare ta gezoni Naten e Pavaresise. Mot me shume

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›