E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur PS urdheronte Jo ceshtjes came

Per here te pare mbi kete subjekt mendova te shkruaja kur ne parlament PS solli per miratim nje rezolute per ceshtjen Came e cila ishte plotesisht ne perputhje me Konventat Nderkombetare dhe mjaft e kujdesshme ndaj politikes se shtetit grek. Rezoluta ishte miratuar ne mbledhjen e kryetareve te grupeve parlamentare megjithate ne castin e votimit ne parlament u terhoq me nje urdher telefoni nga kryeministri i atehershem i PS-se. Disa deputete te PS-se reaguan kerkuan votimin e saj cuditerisht nga PD-ja qe per camet konsiderohet me afer zgjidhjes se ceshtjes se tyre nuk reagoi asnje ndash duket se edhe ata kishin nje urdher te tille nga i pari i tyre. Me pas ndodhin ngjarje te tjera tronditese por perseri u shoqeruan me heshtjen e elites politike shqiptare pervec ndonje zeri te shkeputur deputetesh si ngjarje e Kosin-Permet-Kelcyra me zhvarrimet e shqiptareve dhe tjetersimin e eshtrave te tyre ne ushtare greke marreveshja per kufijte detare me Greqine kur qeveria shqiptare i falte kesaj te fundit nje siperfaqe te rendesishme e te pasur te hapesires detare. Tani se fundmi ngjarja makabre e skandaloze e Boboshtices qe pervecse perben shkelje te dinjitetit njerezor krejt e papranueshme nga cdo fe e besimtar e financuar dhe e kryer pikerisht nga misionar te ortodoksise jo shqiptare qe eshte njekohesisht shkelje e sovranitetit te shtetit Shqiptar. Deri dje kemi degjuar per Korcen greke dhe nga zera qe i kemi quajtur te vecuar te silogjeve shoviniste greke. Tani keto parulla shoviniste deklarohen pikerisht ne Boboshticen e patriotizmit shqiptar ne fshatin e te madhit Viktor Eftimiu dhe nga perfaqesues te shtetit grek. Perseri shkelje sovraniteti provokacion i hapur per cdo shqiptar me dinjitet ngacmim flagrant i nje kujtese te hidhur historike qe mund ta kryeje vecse nje perfaqesues i nje politike shoviniste e megalomane qe ndihet i sigurt qe perpara vetes nga Boboshtica deri ne Tirane ka njerez pa dinjitet kombetar ose qe jane aq te kompromentuar ose te kapur saqe nuk mund te reagojne ne perputhje me ligjin dhe detyren kushtetuese te mbrojtjes se sovranitetit te vendit te tyre detyre kushtetuese e parashtruar edhe nga dokumenti i Sigurise Kombetare. Ne vend qe ngjarja te behej e njohur nepermjet procedurave ligjore te ministrise se Brendshme ministrise se Puneve te Jashtme pushtetit lokal ose organeve te Drejtesise te cilet e kane per detyre te reagojne kur shkelet ligji sovraniteti i vendit apo behen veprime antihumane e antifetare qe mund te sjellin konflikte ne popullate. Madje perfaqesuesi i pushtetit vendor prefekti i Korces nuk e dinte per ngjarjen kur kete e dinte i gjithe vendi u shqetesua vetem per faktin se ne Boboshtice u dogjen kurora te vendosura nga ata qe ishin shkeles arrogante te ligjeve te shtetit shqiptar dhe dinjitetit njerezor. Ky ishte qendrimi i prefektit qe ka per detyre te ndjeke zbatimin e ligjeve ne prefekturen perkatese. Sidoqofte nga pervoja mund te themi qe Prefekti qe duhet te pergjigjet per moskryerje detyre nuk do te dale i humbur madje do fitoje me shume. Derisa ish-prefekti i Gjirokastres Ksera pasi u deklarua si prefekti i Vorio-Epirit sipas kerkesave te silogjeve antishqiptare greke ne vend qe te shkarkohet nga detyra kryeministri e emeroi minister. I ketij karakteri eshte dhe rasti i oficerit madhor te Marines qe ne ujdi me greket per kufirin detar ne dem te Shqiperise ne vend qe te degradohej e te dilte para pergjegjesise u be Admiral dhe zevendesshef Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise. Per te mos permendur Bollanon e famshem i cili mbetet shume i dashur per kryeministrat shqiptare me gjithe shkeljet e ligjeve dhe veprimtarine antishqiptare te njohur. Ishte vetem reagimi i medias kryesisht asaj qe ruan ende pavaresi relative ndaj pushtetit qe e beri te njohur kete ngjarje te renduar dhe nga konflikti midis banoreve ne Boboshtice. Megjithese marredheniet midis dy vendeve jane te shkelqyera madje aq te shkelqyera sa prifterinj greke persona te financuar prej tyre zhvarrosin eshtra te shqiptareve per ti tjetersuar ne eshtra ushtaresh greke ose per ti nxjerre ne siperfaqe mbi te cilat te shtrohet betoni qe te con te kryqi i vendosur nga greket. Per fat te keq ne situata te tilla jane perfshire dhe konsuj greke qe kane dhe guximin te bejne deklarime qe shkelin sovranitetin. Cfare ka ndodhur me pushtetaret-politikanet shqiptare qe qendrojne SUS perballe situatash te tilla Pse jane kaq te trembur ose te nenshtruar sikur te jene te kapur apo te kene gelltitur ndonje luge corbe te qelbur saqe nuk guxojne te kryejne detyren ne perputhje me interesat kombetare Kujtoj ketu se nocioni Interes Kombetar eshte shfaqur me zhvillimin e ndjenjes kombetare pra se pari si vlere e Elites Kombetare qe nenkupton se pa Elite kombetare e cila eshte e afte te percaktoje interesa kombetare nuk mund te kete interes kombetar. Zhvillimi i metejshem i interesave kombetare ecen ne varesi te zhvillimit te shtetit dhe institucioneve te tij. Rrjedhimisht siguria kombetare eshte objektivi me i rendesishem i nje shteti dhe qe ka karakter te perhershem pavaresisht nga ndryshimi i sistemeve politiko-shoqeror. Une do te trajtoj rolin e Elites Politike ne sigurine kombetare. Se pari sepse duket qarte qe Elita Politike Shqiptare nuk e njeh kete kerkese por edhe sepse ne dokumentin e strategjise se sigurise kombetare roli i saj nuk paraqitet ne menyre te hollesishme e konkrete ngaqe besohet se politikanet dhe shtetaret kane nje formim politik dhe etatist te mjaftueshem. Se dyti se shkaku ose problemi i destabilizimit te vendit ose krizave deri ne konflikte ne keto 20 vjet kane qene pikerisht Elita politike. Dhe se fundi ka gjasa qe dhe ne te ardhmen per mangesi te tipareve thelbesore te domosdoshme qe duhet te karakterizoje ate sic eshte patriotizmi qe ne thelb eshte perkushtim ndaj interesave kombetare ndaj jetes se popullit per mungese te dinjitetit kombetar guximit politik prestigjit kompetences dhe aftesise per konsensus mund te jete perseri Elita Politike problem per sigurine kombetare. Kur gabon nje qytetar i thjeshte ka rendesi te kerkohen shkaqet ose motivet qe e kane shtyre ne gabim ndersa kur gabon nje udheheqes ose udheheqje shteterore dhe politike motivet me gjithe rendesine qe kane permasat e gabimit dhe pasojat e tij nga i cili vuan nje popull i tere bejne qe sqarimi i shkakut apo ndeshkimi i pushtetarit nuk e korrigjon apo e kompenson demin qe ka ndodhur. P.sh. mund te ndeshkojme dhe duhen ndeshkuar pushtetaret ose zyrtaret qe firmosen faljen e nje siperfaqeje te rendesishme te hapesires detare megjithate asnje ndeshkim i tyre nuk do tia rikthente Shqiperise territorin e humbur. Cilesia e lidershipit luan rol percaktues ne cfaredo ballafaqimi politiko-strategjik kur behet fjale per marredhenie Elite politike - Siguri Kombetare. Vleresohet balanca e 3 hallkave Pushtet-Legjitimitet-Autoritet. Derisa ato te ruajne balancen eshte e mundshme qe te ruhet koherenca e shoqerise si dhe legjitimiteti i qeverise do te jete relativisht stabel. Kur kjo balance nuk ruhet pushteti behet jo-funksionues dhe per pasoje shkaktohen krizat nuk mund te zgjidhen konfliktet dhe fillon refuzimi politik. Periudha e pluralizmit sic dihet u shoqerua me tronditje te thella te sigurise kombetare u shkaterruan strukturat qe e sigurojne ate u shkaterrua shteti. Per pasoje u krijua hapesire per veprimtarine e agjenturave dhe organizmave te huaja anti-shqiptare dhe qe jane kunder interesave te saj. Gjate kesaj periudhe vete klasa politiko-qeverisese duke shfrytezuar mungesen ose dobesine e strukturave ligjore dhe kontrollit u perpoq te pasurohet me ngut. Babezia e tyre u shfrytezua per te kompromentuar nenshtruar si dhe per ti vene ata ne sherbim me shume per interesa te te tjereve sesa interesave kombetare te vendit te tyre. Para disa vitesh analisti i mirenjohur Janosh Bugaiski ne menyre teper kritike ka thene se ne Shqiperi dy partite e medha jane te lidhura me grupe qe jane kunder interesave kombetare. Prej 20 vjetesh nga shoqeria shqiptare si dhe nga institucionet nderkombetare jane bere akuza qe ne krimin e organizuar jane perfshire edhe politikane dhe qe korrupsioni ka perfshire te gjithe nivelet e pushtetit. Me gjithe perbetimet e pushtetareve te radhes per luften kunder ketyre rreziqeve te sigurise kombetare te vendit ato jane rrenjosur aq thelle sa lufta ndaj tyre ne qofte se nuk konkretizohet dhe nuk do te behet me efikasitet do jete rrezik i perhershem per sigurine kombetare dhe do te pengoje integrimin e vendit. Ne dokumentin e politikes se sigurise kombetare integrimi i vendit ne strukturat Euro-Atlantike vleresohet si interes kombetar dhe rrjedhimisht eshte nje nga faktoret e rendesishem te sigurise kombetare. Me gjithe perbetimet e politikaneve per angazhimin e tyre per integrimin koha ka provuar qe integrimi i vendit eshte penguar pikerisht nga sjelljet e politikaneve nga krizat dhe konfliktet qe kane provokuar ata gjate ketyre 20 vjeteve. Nuk ka raport qe te jete paraqitur ne seancat parlamentare te NATO-s si dhe ne organizmat e tjera nderkombetare qe kur flitet per Shqiperine te mos trajtohen si dukuri negative ne vleresimin politik te vendit tone kacafytjet Berisha-Nano Berisha-Meta Nano-Meta dhe tani se fundmi Berisha-Rama. Pavaresisht nga puthje-perqafime te tyre te mepasme demi per sigurine kombetare dhe integrimin eshte bere kryesisht prej tyre. Kapaciteti i nje shteti per te vleresuar interesat afatgjata dhe per ti mbrojtur ato varet nga thelbi ligjor dhe shpirti kombetar i klases drejtuese te nje vendi. Mjerisht te dy keto atribute jane te munguara ne shumicen e elites politiko-pushtetare. Thelbi ligjor i cili percaktohet nga mbeshtetja ne popull e shprehur nepermjet zgjedhjeve te drejta dhe korrekte qe do te percaktonin fituesin e ligjshem pothuajse perhere ka deshtuar ose eshte diskutuar nga shkelje te shumta ne periudhen dhe procesin e zgjedhjeve. Shpirti kombetar lidhet me patriotizmin qe ne vetvete eshte dinjitet dhe perkushtim ndaj interesave kombetare. E ritheksoj kete paragraf pasi vetem ne Shqiperi ndodh qe politikanet dhe jo vetem ata kane frike nga ky term te pohuarit patriote. Te kompleksuar nga presioni dhe propaganda e qarqeve shoviniste ekspansive te vendeve fqinje e cila ka qene karakteristike e politikave te ketyre vendeve politikanet tane braktisin tiparin themelor qe duhet te jete te qenurit patriot te vendit te tyre. Ish-presidenti i SHBA-se Xhon Kenedi ne librin e tij Kuraje ne politike thote se nacionalizmi patriotizmi eshte ideologjia qe shtyn kombin me perpara se cdo ideologji tjeter. Ne literaturen mbi politiken e sigurise kombetare kur flitet per rolin e shtetit thuhet se shteti pergjigjet jo vetem per shtetasit qe jetojne por dhe per ata qe nuk kane lindur akoma per gjeneratat qe vijne. Kjo shprehet dhe konkretizohet ne kerkesen qe permbahet ne cdo Kushtetute per mbrojtjen e territorit ndalimin e tjetersimit te tij aq sa keto mund te jene te vetmet raste qe per mbrojtjen e tyre te pranohet dhe lufta e armatosur. Njekohesisht te njejtin karakter ka domosdoshmeria per mbrojtjen e pasurive dhe vlerave kombetare per prirjen e shtetit per progresin politiko-shoqeror. Eumlshte detyre e shtetit qe gjeneratave qe vijne tu pergatise dhe tu lere nje atdhe me te pasur me te fuqishem dhe me te perparuar. Ne sot vuajme dhe duket se do vuajme dhe ne te ardhmen pasojat e politikes sot per sot dhe te pushtetit ne perfitim vetem te vetes ose te nje grupi duke shperfillur interesat e medha kombetare te shprehura ne te ashtuquajturin lsquoSindrom Esatist kur per interesa individesh dhe pushteti personal shiten falen tjetersohen territore ose interesa kombetare. Pashai injorant Esat Toptani premtoi gjithcka kerkonin serbet ne Veri dhe greket ne Jug mjaftonte qe ata ta ndihmonin ate per te marre pushtetin nen nje cope Shqiperi nga Shkumbini ne Mat. Ish- mbreti i veteshpallur u dha serbeve territore shqiptare duke zvogeluar territorin e vendit te tij te gjymtuar vetem qe ata ta sillnin ne pushtet. Prej ketyre momenteve te hidhura te historise tone le te vijme ne ditet tona kur qeveria aktuale firmos tjetersimin e nje siperfaqeje te rendesishme te hapesires detare se bashku me pasurite nenujore te saj. Jo vetem kjo qeveri por edhe qeverite e meparshme kane dhene mjaft koncesione kryesisht ne interesa te te huajve dhe ne dem te interesave tona. Percaktimi i Interesave Kombetare dhe rrjedhimisht i Sigurise Kombetare ndikohet nga historia ndaj ajo nuk mund te shperfillet. Nderkaq vete historia ndikohet nga gjeografia dhe nga konfliktet e ndryshme. Ne kuadrin historik ekzistojne interesa te diskutuara ose te sajuara nga politika shoviniste sic eshte problemi Vorio-Epirit provokuese per konflikte dhe efektesh negative ne marredheniet e dy vendeve. Ne analize te shume qendrimeve politike te brendshme ose ne marredhenie me te tjeret konstatohet mungesa e kultures politike dhe e objektivitetit historik trajtim subjektiv i periudhave ngjarjeve figurave historike qendrime spontane e naive vecanerisht lidhur me karakterin e marredhenieve te vendit ne periudhen e ndryshimit te sistemit politiko-ekonomik. Nje nga studiuesit me te medhenj te gjeopolitikes Fukijama thote Lufta e ftohte mbaroi nuk mbaroi Historia. Ne kete kuptim Interesat Kombetare qe percaktohen nga pushteti politik jane te perhershme pavaresisht nga ndryshimi i sistemeve cdo vend ka interesat e veta politike ekonomike kulturore te cilat mund te mos perputhen midis vendesh te ndryshme dhe vecanerisht fqinje. Kjo nuk eshte e jashtezakonshme. Kundershtia ose mosperputhja e interesave midis vendeve mund te karakterizoje marredheniet midis vendeve te ndryshme ne nje bote ku konkurrenca eshte element thelbesor zhvillimi. Ndaj ekziston shteti dhe udheheqja qeverisese qe ne kuadrimin e ketij realiteti te percaktoje dhe mbroje interesat kombetare e njekohesisht te shmange konfliktet ne marredheniet perkatese pa sakrifikuar sovranitetin. Nuk perben vlere ose zotesi te deklarosh marredhenie te shkelqyera pasi jane braktisur interesat kombetare ose jane duke u ndertuar marredhenie vasaliteti dhe klientelizmi. Marredhenie te dobishme dhe te qendrueshme mund te ndertohen vetem midis partneresh dhe ne respekt te interesave kombetare. Keto interesa percaktohen dhe fokusohen ne dokumentin e politikes se sigurise ose strategjise se sigurise kombetare dhe miratohen ne Parlament. Prej ketej ato behen te detyrueshme per zbatim nga cdo strukture e institucion i shtetit. Per te theksuar rendesine dhe karakterin e detyrueshem te tij ky dokument eshte emertuar dhe Kushtetute e Sigurise Kombetare ose Liber i Bardhe per Amerikanet. Nga mungesa e kultures politike Etaliste duke shperfillur karakterin historik te marredhenieve ose nga komprometimi elita politike shqiptare kujtoi se me mbarimin e Luftes se Ftohte nuk do te kishte kundershtare te interesave shteterore e kombetare se kundershtaret ishin vetem prodhim i sistemit politik te kaluar. Dobesimi i shtetit dhe destabilizimi i herepashershem i tij politiko-ekonomike ne boten me Interesa Kombetare te ndryshme dhe konkurruese u krijoi terren dhe mundesi qarqeve te vecanta te tyre te vendosin vendin ne situata ekonomike financiare te brishta dhe shtetin te pafuqishem e mosveprues edhe kur kerkesat kapercejne parametrat e marredhenieve korrekte. Ne nje nga trajtimet e saj ne platformen e gjeopolitikes greke thuhet ndash politikane shqiptare shprehen se Greqia eshte partner strategjik i Shqiperise pak me poshte ne te njejtin dokument shprehet se marredheniet tona me Shqiperine mbeten te kushtezuara. Vetvetiu shtrohet pyetja cilat jane kushtet Nuk eshte veshtire qe ti konstatosh mjafton te analizosh ecurine e marredhenieve gjate ketyre viteve leshimet e njepasnjeshme qe kane bere kryeministrat dhe qeverite e radhes ndaj kerkesave te politikes greke. Ato jane te gjitha leshimet qe i jane bere kerkesave te platformes te Megalidhese te cilat permblidhen me helenizimin e ortodoksise shqiptare helenizimin etnik ndash demografik dhe territorial. Per te qene me konkret dhe me te qarte kushtezimet filluan qysh me takimin e pare te nivelit te larte te autoriteteve te dy vendeve. Ne takimin e kryeministrit grek Micotaqis me Presidentin shqiptar Ramiz Alia z.Micotaqis per nje kohe te gjate qe zuri nje pjese te mire te takimit ngulmoi qe Kryepeshkopi i Shqiperise te ishte grek kembengulja e tij kaloi masen saqe Ramiz Alia u detyrua ti kujtonte se kishte mjaft probleme te tjera per te biseduar dhe jo per Kryepeshkopin ose Kishen. Per ne shqiptaret qe Kishen e kemi Autoqefale dhe te shkeputur nga shteti kuptohet se cfare qellimi ka nderhyrja e nje politikani te huaj grek per te futur Kryepeshkop bashkatdhetarin e tij si misionar. Nderhyrja apo presioni i kryeministrit grek eshte pothuajse e njejte me ate te kryeministrit grek Venizellos kur nga Franca gjate Konferences se Paqes urdheronte Ministrine e Jashtme Greke qe te dergonin Peshkopin e Durresit Jakovin te shkonte ne Korce te pergatiste opinionin dhe terrenin per futjen e trupave greke ne Korce pas largimit te francezeve prej saj. Asgje nuk ka ndryshuar ne mendimin politik grek lidhur me shqiptaret. Akademiku Kristo Frasheri jep mjaft argumente qe provojne se Janullatos eshte me se pari misionari politik per Helenizimin e Kishes Ortodokse Shqiptare. Edhe pa keto argumente mjafton kembengulja e politikanit Micotaqis per te kuptuar misionin e vertete te Kryepeshkopit grek te Kishes shqiptare. Se pari Janullatosin ne Shqiperi drejtpersedrejti e solli politika greke dhe me pas hyri ne loje Kostandinopoja si karte e politikes greke. Ky eshte momenti i pare i presionit dhe kushtezimit qe impononte leshime se pari fetare pasi ne politiken greke te Helenizimit Kisha eshte institucion i pare per kushtezim ndash kerkesat. Ndaj Berisha i cili ra ne gjunje para revanshit grek kerkesa impononte pranimin e Janullatosit si kryepeshkop si dhe tre peshkopeve te tjere te Korces Beratit dhe Gjirokastres e me pas ndaj kryeministrave te radhes per Kishen madheshtore prane ministrise se Mbrojtjes krijimin e nje zone elektorale qe lidhte minoritetin grek ate te zones se Sarandes me zonen e Himares qe per Megalidhene jane vazhdim i minoritetit grek per shkollen greke Himare Boboshtice per Varreza-Lapidaret Regjistrimi Etniko-Fetar etj. Ne kete veshtrim veprimi i perfaqesuesve grek te Kishes te Pushtetit Diplomacise Minoritetit grek shoqata greke duket se eshte i programuar brenda kesaj platforme me karakter historik te qendrueshem. Ne realizimin e kesaj platforme veprimi i tyre eshte i njejte ne nje ze shikoni qendrimin e tyre krejtesisht te njejte ne te gjithe ngjarjet ne Kosine-Kelcyre-Boboshtice per hapesiren detare per ceshtjen came. Perfaqesues te OMONIA-s dhe PBDNJ qe jane shtetas shqiptare shkelin hapur ligjet Kushtetuten sovranitetin e shtetit ne te cilin jetojne duke vene ne sherbim doktrinat anti-shqiptare Helenizimin. Ne keto situata Elita politike ne vend qe te mbaje qendrim dhe te veproje ne perputhje me ligjin kushtetues ne sherbim te Interesave Kombetare dhe Sigurise Kombetare paraqitet e nenshtruar memece konformiste duke te lene pershtypjen per ndoshta komprometimin e saj me keto qarqe politike. Ne nje vend qe prezantohet me nje udheheqje te tille pa prestigj madje mjafton vetem kjo eshte rrezikuar siguria e tij kombetare. Ne politikat e sigurimit Prestigji i lidershipit konsiderohet elementi paresor i sigurise kombetare. Nje shtet me Elite te tille servile e te nenshtruar si e jona eshte nje gjah per qarqet shoviniste e mafioze antishqiptare vecanerisht kur ajo me ndergjegje paralizon institucione te vecanta dhe te specializuara te Sigurise Kombetare sic eshte SHISH-i. Ne Buxhetin e vitit te ardhshem ketij sherbimi si dhe prokurorise nuk i jane dhene as fondet minimale per funksionimin e tij. Nje pushtet qe betohet se do luftoje krimin e organizuar terrorizmin etj paralizon armen me te rendesishme e te pazevendesueshme ne kete lufte. Qendrime te tilla jo vetem krijojne kushte por mund te thuhet se e ftojne krimin terrorizmin ne Shqiperi. Qe ne marredheniet midis vendeve te ndryshme te mos kete nje anesi interesash kriteri A ne Politiken e Jashtme eshte Parimi i Reciprocitetit. Ne marredheniet tona me Greqine pothuajse asnjehere nuk eshte zbatuar ky parim kur te dy vendet kane arritur marreveshje te cilat kerkonin zbatim te dyanshem. Historia jone eshte plot shembuj te tille. Prej nje shekulli 1913 me gjithe kerkesat nga ana e Shqiperise edhe nga Konferenca Nderkombetare Konferenca e Ambasadoreve Greqia de jure nuk i njeh kufijte tokesore me Shqiperine. Nderkaq tani kerkon te rishikoje kufijte detare duke synuar te imponoje jo vetem axhenden por dhe rezultatin. Duke shfrytezuar dobesine kapjen e pushtetareve shqiptare. Ajo nuk pranon qe te respektohet rregulli qe se pari percaktohet dhe pranohet kufijte tokesore prej ketej ndiqet Shelfi detar dhe se fundi percaktohet kufiri detar. Prej vitit 1921 me gjithe marreveshjen e firmosur nga te dy palet per njohjen e minoriteteve respektive Greqia nuk njeh minoritetet shqiptare as ate Arvanitas dhe as ate Cam. Ne vitet 30 megjithese u arrit marreveshja per hapjen e shkolles greke ne Himare dhe kjo u realizua nga ana jone pala greke nuk realizoi angazhimin e saj per hapjen e shkollave shqipe ne Cameri. Prej vitit 1940 ekziston i paabroguar Ligji i Luftes me gjithe kerkesat e perseritura te shtetit shqiptar dhe se fundi ndersa shteti shqiptar ka lejuar te ndertoje varreza per ushtaret greke te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore shteti grek nuk lejon te bejne te njejten gje camet ne token e tyre ne Cameri dhe nuk i lejon ata as te bejne ceremoni nderimi ne varret e te pareve te tyre ne Cameri. Mungesa e prestigjit dhe kompleksi i inferioritetit te pushtetareve shqiptare qe pranojne marredhenie te pabalancuara dhe jo ne perputhje me parimin e reciprocitetit ka bere qe Shqiperia te mos jete as ne nivelin e nje shteti Zulu ne Afrike. Ngjarja e meposhtme nuk eshte e sajuar. Para ca vitesh ajo ka ndodhur ne te vertete. Nje fis Kanibalesh ne shtetin Zulu kapi Ambasadorin Francez dhe e hengri. Franca reagoi dhe i shpalli lufte shtetit Zulu. Autoritetet perkatese protestuan dhe i kerkuan Frances te respektojne parimin e reciprocitetit pra mund te hani Ambasadorin e Zuluse ne France por nuk keni te drejte te shpallni lufte. Korrupsioni dhe inkriminimi i Elites politike nenshtrimi dhe servilizmi ndaj te huajve ka paralizuar dhe nivelet e tjera te pushteteve. Rastet me flagrante kane te bejne me institucionet e drejtesise. Kane ndodhur mjaft ngjarje te cilat deshmojne per mosveprimin ligjor te ketyre institucioneve Prifti Thomallari e persona te tjere shkelen ligjet ne Permet dhe nuk perfundoi asnje vendim gjyqesor ndaj tyre. Ka vendime te te gjitha niveleve te gjykimit per Shtepine e Kultures ne Permet dhe permbarimi dhe struktura te tjera te shtetit nuk zbatojne vendimin e gjykatave pasi kete e pengon Kryepeshkopi Grek i Shqiperise. Mercenari Anti-shqiptar Bollano mund te shkele cdo ligj dhe kushtetues dhe te mos i futet gjembi ne kembe. Eumlshte bere pothuajse e zakonshme qe Konsulli Grek i Gjirokastres dhe i Korces te bejne dhe shkelje ligjesh dhe administrata shqiptare nuk u kerkon atyre te qendrojne brenda kuadrit te veprimtarise dhe marredhenieve normale. Mosveprimi i organeve te drejtesise pothuajse e ka bere ate te paafte ne funksionin e vet ne realizimin e detyres qe ka perballe sigurise kombetare dokument te cilin ajo e konsulton para se te shtrohet ne Parlament dhe qe ka detyrime ndaj tij. Ne dokumentet e Politikes se Sigurise Kombetare qe orientojne strategjine e sigurise kombetare te cdo vendi shenohet se ne periudhen e integrimit dhe globalizimit jane te pranishem madje jane te theksuara rreziqet qe vijn1327 nga feja hipernacionalizmi etnicizmi dhe fragmentarizmi. Toleranca fetare tradicionale per te cilen ne krenohemi perben nje garanci qe duhet vleresuar realisht vecse si per cdo fenomen shoqeror asnjehere nuk ka garanci absolute dhe te perhershme. Ne histori ka plot shembuj qe vendet me tolerance fetare tradicionale ose per periudha te gjata nga nderhyrje te jashtme dhe nga zhvillime te brendshme kane perfunduar ne konflikte dhe destabilizim. E perhershme toleranca behet kur vazhdimisht shihen me vigjilence dhe vemendje e drejta dhe liria e besimit si edhe funksioni dhe elementet kombetare te edukimit te saj ne perputhje me interesat kombetare. Jemi deshmitare te faktit qe para disa vitesh Shqiperia ishte bere strehe islamikesh terroriste gjithashtu megjithese ne menyre te kufizuar ne perjetojme per here te pare sjellje fetare te ndryshme dhe me radikale dhe me fanatike nga ckemi pasur me pare ne te njejtin besim fetar pasoje e shkollimit ne shkolla te ndryshme islamike nga vijne misionaret e rinj. Per zhvillime te tilla dhe te tjera te karakterit fetar shteti perhere dhe ne cdo rast brenda respektit per te drejten e institucionit fetar dhe te besimit duhet te ndjeke veprimtari korrekte te tyre pa cenuar interesat kombetare. Te mos harrojme se nuk ka pasur perhere tolerance dhe jo rralle nderhyrje ne interesat jetesore te shqiptareve kur fete ne Shqiperi drejtoheshin nga misionare te huaj dhe financoheshin nga vende te tjera. Per kete arsye Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare eshte konsideruar me e rendesishmja pas pavaresise te vendit dhe pikerisht per kete arsye ne statutin e saj nuk pranohen misionare te huaj gjithashtu per kete arsye Kushtetuta e viteve lsquo30 qe ishte me afer kohes kur besime fetare te vecanta i kane sjelle probleme jetes se shtetit shqiptar dhe Shqiperise ndalonte nga te huajt drejtimin dhe financimin prej tyre te feve ne Shqiperi. Eumlshte naive te pranosh se qindra mijera euro ne mos me shume harxhohen vetem per merakun e ringritjes se ortodoksise shqiptare pa qene brenda saj rreshti i kishave me ndonje varr ushtaresh grek ose lapidar qe pervijojne pikerisht kufirin e pretenduar nga politikane greke grupime te tyre si dhe para se gjithash nga kisha greke. Ne trajtimin e ngjarjes ne Kosine Kelcyre dhe Boboshtice te cilat ne thelb pavaresisht nga nuancat jane te njejta u dalluan 2 grupe. Ne grupin e pare perfshihen ata qe reaguan te nisur nga motive njerezore fetare politike lidhur me shkelje ligjore te Kushtetutes dhe sovranitetit. Por u dallua edhe nje grup i dyte qe mbronte ose justifikonte ngjarjet makabre ose sulmonte grupin e pare per nacionalizem vetem se keta u revoltuan per zhvarrimet ne Kosine dhe Boboshtice. Nderkaq qe perfaqesuesit e grupit te dyte u indinjuan vetem per djegien e kurorave. Jo rastesisht ky grup perbehej nga prifterinj te bekuar nga Janullatos nga perfaqesues te shoqates greke te OMONIA-s nga perfaqesues te PBDNJ nga diplomate greke ne Shqiperi vecanerisht te kallepit konsull si dhe nga politikane te Athines. Cuditerisht asnje perfaqesues i kishes te Janullatosit te OMONIA-s te PBDNJ-se diplomate ose politikane greke nuk shfaqi indinjate per ngjarjet me makabre cnjerezore e antifetare me potenciale per efekte negative ne marredheniet midis vendeve tona. Te gjithe keta jo rastesisht ekzekutojne nje muzike qe eshte orkestruar prej kohesh nga perfaqesues fetaro-politike te shovinizmit grek. Eumlshte e drejta e tyre te mbrojne kauzen qe ata i perkushtohen vecse eshte e palejueshme dhe e papranueshme qe ata te shkelin dinjitetin njerezor te shqiptareve te mbajne fjalime antishqiptare perpara eshtrave te shqiptareve te zhvarrosur me paret e tyre te shkelin ligjet dhe sovranitetin e shtetit shqiptar. Ne te gjitha dhe per te gjitha rastet e mesiperme qeveria dhe udheheqja politiko-pushtetare eshte e detyruar qe te reagoj pasi e ka per detyre ne zbatim te sigurise kombetare eshte detyrim kushtetues. Duke nisur nga ndertimi i kishave ne Kelcyre ne Ciflig ne Boboshtice verehet e njejta radhe veprimesh se pari ndertohet nje kishe dhe kjo eshte normale pastaj si veprim i dyte sipas nje marreveshje te pranuar nga pushtetaro-politikanet shqiptare qe pranojne ne heshtje qe te sajohet edhe nje varreze varr ose lapidar grek pra sipas nje qytetari shqiptar vendoset Gozhda e Nastradinit dhe mbetet kur te behet veprimi i trete qe te pervetesohet dhoma ku ishte varur palltoja. Ka nje zhvillim paralel te perpjekjeve per helenizim te mundshem te ortodoksise shqiptare me perpjekjet per ndryshime te raporteve etnike. Sic theksuam me siper hiperetniciteti konsiderohet si nje nga rreziqet e pasluftes se ftohte. Nen justifikimin e regjistrimit te popullates ne te cilen mund te jete me vend verifikimi ose plotesimi nepermjet realizimit te kesaj kerkese zhvillohen veprime te padenja per dinjitetin e njeriut ku nepermjet premtimit ose dhenies te mundesive per punesim pensione ose favore te tjera ne shkembim te nderrimit te fese dhe etnise duke shfrytezuar situaten e veshtire ekonomike te shume familjeve shqiptare. Veprime te tilla demaskojne dukshem synimin real te kerkeses te regjistrimit te etnise ne kuadrin e regjistrimit te popullates si veprim taktik ne situata krizash per te realizuar synimet e njohura te Megalidese. Aktualisht percaktimi zone minoriteti nuk eshte i pelqyeshem per autoritetet greke ndaj i kerkojne Shqiperise te flitet per minoritet grek dhe jo zone minoriteti. Kjo kerkese nuk eshte e paqellimte per arsye se kur flitet per zone minoriteti grek kufijte jane te percaktuar edhe nderkombetarisht Konferenca e Ambasadoreve ne vitin 1913 qysh ne themelimin e shtetit shqiptar dhe kjo paralizon synimet ose pretendimet ekspansive te politikave shoviniste per Jugun shqiptar apo per zona te vecanta Himara Korca etj. Permendja e nje rreziku te ketij karakteri mund te duket absurd mund te thuhet se sot nuk mund te realizohen pretendime te tilla jemi anetar te NATO-s do te integrohemi ne Bashkimin Europian etj. Po sot mund te mos ndodhe nje gje e tille por per sot eshte e mjaftueshme Gozhda e Nastradinit te tjerat vijne neser. Jeta e nje kombi nuk eshte sa jeta e nje njeriu ose disa gjeneratash. Greqia ka pervoje te pasur se kur te pretendoje kerkoje dhe kur te realizoje synimet e saj. Prej vitit 1821 kur u themelua shteti grek edhe me kontributin e rendesishem te shqiptareve politika greke jo vetem i asgjesoi teresisht kontributin gjeografine etnine e demografikisht shqiptaret. Qysh nga themelimi si shtet Greqia pothuajse trefishoi siperfaqen mori Selanikun Janinen 12 ishuj ne Egje spastroi Camerine nga shqiptaret Konicen Kosturin pastaj Gramozin dhe te gjitha keto u krijuan perafersisht 100 vjet duke shfrytezuar situatat e dobeta te krizave te vendeve te ndryshme krizat dhe lufterat rajonale e me gjere. Parashtrimi i mesiperm mund te duket sensibilitet i larte dhe i tepruar. Keshtu qofte. Mirepo edhe ne fundin e shek.XIX shumekush politolog dhe filozof mendonte se shek.XX do te ishte me paqesori pa luftera por jeta tregoi se ai u be me i pergjakshmi ne historine e njerezimit. Te tjere mund te thone se realitetet e sotme jane integrimi dhe globalizmi mirepo pikerisht frymezuesit dhe projektuesit e ketij zhvillimi dhe ekspertet e politikave te sigurise i paralajmeruan rreziqet me larte feja etnicizmi fragmentarizmi qe duhet te kete parasysh cdo shtet ne ruajtjen e stabilitetit te vet. Sikurse ka nje prirje drejte globalizimit dhe integrimit nga jashte zhvillohet ne te njejten kohe prirja per dezintegrim te brendshem. Ata qe sigurine kombetare e shohin vetem tek ekzistenca e NATO-s harrojne qe kerkesa e pare e anetaresimit eshte qe cdo vend duhet te kete kapacitete te mjaftueshme per vetembrojtje. Dihet ne cfare gjendje jemi ne. Gjithashtu si te gjithe bashkimet ose Aleancat edhe NATO nuk mund te jete e perjetshme gjate historise sa bashkime dhe Aleanca jane bere e shperbere. Ato qe jane te perhershme jane interesat kombetare dhe eshte detyre e elites politike qe me cdo menyre e mjet ti siguroje ato. Gjate kesaj periudhe krahas njohjes dhe respektimit te te drejtave te minoriteteve qe duhet realizuar ne menyre me te plote verehet nje prirje hiperetniciteti me shume e nxitur nga jashte kryesisht nga fqinjet ose edhe me nga larg e cila duhet pare ne perputhje me te drejtat e tyre por pa cenuar karakterin homogjen te shtetit dhe sigurine kombetare te tij.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›