E Shtunë, 31 Tetor 2026

E lire dhe e padrejte

/ /

NgaSAMI NEZA

Ajo qe ka bere deri tani Wikileaks me botimin e raporteve konfidenciale te diplomateve amerikane ne te gjithe boten nuk mund te zhbehet me. Tashme publikimi ka ndodhur ose po ndodh dhe perpjekjet per te riparuar rrjedhimet qe vijne prej tij nuk duhet tu mbivendosen perpjekjeve per tiu pershtatur rastit.
Rrjedhimet e botimeve te ketyre raporteve perceptohen si deme kryesisht nga qeverite e vecmas ajo amerikane por pervec kesaj ka edhe nje kendveshtrim tjeter per te cilin prevalon transparenca dhe i bashkangjitet parimit te Wikileaks-it per rregullimin e kapitalizmit dhe shendoshjen etike te ekonomise se tregut.
Qeveria amerikane eshte ne te drejten e vet per shkak te pergjegjesive qe mban dhe qe u shpjeguan dy dite me pare nga sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ndermjet te cilave ishte pergjegjesia per jeten e njerezve te cilet per qellime te mira dhe te dobishme per vendet e tyre por edhe per globin ne teresi jane pjese e atyre raporteve qe jane publikuar ose pritet te publikohen.
Ashtu si qeveria amerikane por edhe qeveri te tjera te botes njerezit qe vezhgojne politiken por edhe qytetaret e thjeshte e kuptojne se perfundimet per nje vendim te caktuar nuk jane asnjehere te njejte me informacionin qe sigurohet. Vendimet jane nje permbledhje e informacioneve po aq sa edhe projektimet e tyre ne te ardhmen. Me tej ato jane shumecka ne kendveshtrime te ndryshme pertej informacionit dhe analizes se zyrtareve te diplomacise qe i shikojne ceshtjet nen kendveshtrimin e profesionit te tyre.
Prandaj edhe raportet per cilesite e udheheqesve te vendeve te ndryshme nuk merren seriozisht prej vete atyre se pari. Berluskoni ka qeshur kur ka lexuar epitetet tallese te nje diplomati amerikan per te.
Te gjithe ne nuk i kemi pasur me pare keto informacione por ama i kemi mesuar ndier dhe perjetuar vendimet e diplomacise amerikane keto njezet vitet e fundit te cilat na kujtojne gjera te tjera jo fort te ngjashme e ndonjehere aspak te ngjashme me keto lloj informacionesh. Aksionet e diplomacise amerikane kane qene me vlere per te gjithe boten ashtu si edhe ne rajonin tone per ruajtjen e sigurise paqes dhe stabilitetit. Pra eshte e qarte se gjuha e informacionit nuk eshte e njejte me gjuhen e vendimit apo aksionit.
Por megjithate mbetet rast per tu konsideruar transparenca e ketyre dokumenteve qe ne pergjithesi pershkruajne ato ambiente detaje forma dhe mjete permes te cilave nisin udhe vendimet. Ndarja eshte thelbesore me diten e djeshme. Te gjithe tanime i dime dhe i njohim keto forma. Dje nuk i dinim. Tashme jemi ne fazen e kuriozitetit dhe zbavitjes por me pas do te shikojme se pertej gazetarise investigative ka nje ftese per ndryshim dhe pershtatje me nje bote tjeter te komunikimit masiv. Dhe ky do te jete nje perthyerje e madhe dhe e prekshme prej te gjitheve.
Ne vitet e komunikimit masiv qe sapo kane nisur te gjithe jane shume me te hapur se me pare bile edhe terroristet qe perdorin internetin per rekrutimin e pasuesve te tyre e pse jo edhe per aksionet e tyre. Duket se edhe diplomacia do te kete kete fat te pakten mjetet e tyre do te transformohen dhe do te perballen me sfidat e komunikimit. Nje bote jo transparente ndaj nje bote transparente nuk do te dukej shume e shendetshme por po aq edhe shume etike. Ne shpalosim idete qellimet problemet tona lirshem por mekanizmat permes te cilave perpunohen keto vullnete apo halle nuk jane kaq te hapura dhe transparente. Ka nje diferencim cilesor dhe transparenca i kundervihet ketij lloj diferencimi.
Kjo nuk do te thote se ka humbur besimi ne mekanizmat qe prej dhjetera shekujsh rregullojne pushtetet dhe shtetet. Perkundrazi ky besim eshte edhe me i madh ne kushte e ekonomise se tregut dhe shoqerise se lire. E vetmja qe kerkohet ne keto kohe ku transparenca na ka turbulluar eshte nevoja per me shume besim.
Si nje problem qe ka lidhje me komunikimin eshte shume veshtire te lokalizohet qofte edhe ne vende te medha si SHBA-ja e aq me pak ne vende te vogla si Shqiperia.
Rasti i ndodhi SHBA-se dhe ne nje zone delikate si diplomacia. Ne kete rast transparenca rrezatoi lirine por jo te drejten. Wikileaks ishte free and unfair. shte e njeanshme per sa kohe jane dekonspiruar vetem raportet e diplomateve amerikane. Ne nuk dime se cfare kane raportet e paleve te tjera te diplomacise boterore. Kjo na ndal ne cfaredo fajesimi nese ka vend per nje fajesim te tille ndaj raporteve te diplomateve amerikane.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›