E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do behet Shqiperia edhe per inat te shqiptareve

/ /

NgaNIKOLLAQ NERANXI

Kesaj pyetjeje qe une e kam zgjedhur si titull i ka dhene pergjigje rreth nje shekull me pare gjeniu i letrave shqipe At Gjergj Fishta. Ne nje bisede te imagjinuar mes Djallit Skenderbeut dhe Shen Pjetrit ai ve ne gojen e ketij te fundit keto fjale Mos u merzit o i madhi Skenderbe dhe mos i degjo fjalet e Djallit. Shqiperia do te behet per inat te Djallit dhe te shqiptareve sepse Zoti e ka vendosur keshtu. shte me te vertete tronditese kur sheh se sa aktuale tingellojne keto fjale edhe sot mbas 100 vitesh ku pergjate nje shekulli fati i ketij vendi u end ne drejtime te paimagjinueshme dhe te paparashikueshme. Ne fakt disave prej jush ky titull mund tju tingelloje paksa ofensiv por sot eshte me te vertete e pamundur qe te tregohesh elegant dhe diplomat ne qasjen ndaj problematikave serioze qe ka vendi. Fatkeqesisht edhe une ashtu si Fishta mendoj se faji qe shqiptaret jetojne akoma ne kete gjendje qe progresi mbetet akoma nje enderr e bukur eshte i vete shqiptareve. Prandaj dhe kam gati nje siguri absolute se ky vend e urren veten sepse perndryshe nuk mund te shpjegohej ky proces zhvillimi qe shkon nje hap para dhe dy prapa nderkohe qe pushtetaret flasin vetem per hapin para e opozitaret vetem per hapat mbrapa.
Edhe pse kane kaluar disa dite besoj se cdo shqiptar i pergjegjshem i ketij vendi ka ruajtur akoma ne memorien e tij seancat e sterzgjatura parlamentare ku u diskutua per buxhetin e vitit 2011 i cili ne fund u votua dhe u miratua vetem me votat e pozites. fare pritej te shihnim ne ato seanca ose me sakte cfare pritej te mesonim dhe cfare pame realisht Personalisht prisja te mesoja deri ne detaje se cfare do te behet me portofolin e parave tona te cilin ia kemi besuar per ta menaxhuar nje qeverie te caktuar. Pertej shifrave te cilat i kam pare me shume kujdes ne adresen online te Ministrise se Financave kerkoja qe keta numra te akullt me shume zero mbrapa te merrnin jete pikerisht nga goja e te zgjedhurve te shqiptareve ne Parlament. Prisja qe pozita te argumentonte sesi do shpenzoheshin 409 035 milione leket per shqiptaret per nje jete me te mire dhe nga do siguroheshin 3 622 230 leket te parashikuara si te ardhura. Pra pak a shume ashtu sic ndodh ne cdo familje te zakonshme ku behet bilanci modest i parave qe do fitohen dhe i atyre qe do shpenzohen duke u perpjekur qe shpenzimet te mos jene me te medha se te ardhurat. Ne kete logjike shpjegimi me detaje i buxhetit do te ishte shume i dobishem per kedo. Prisja qe deputete te majte e te djathte si rralle here mbase ta merrnin me shume seriozitet kete pune njeri duke e mbrojtur me argumente dhe pala tjeter duke e kritikuar po me argumente. Ne kete rast lipsej me shume se cdo here tjeter nje diskutim i paster ne nivel profesional dhe teknik dhe sa me pak propagande politike apo fushate paradhenie. Nga ky buxhet varet mbarevajtja e nje vendi per nje vit dhe menyra se si kjo qeveri do te orientoje zhvillimin. Ai ishte ky buxhet me i mire se te tjeret dhe pse A ishte me i keq dhe pse Duke e ndjekur me kuriozitet dhe ankth ate qe do thuhej per buxhetin e vendit tim teksa ora shenonte 12345 mbas mesit te nates prisja me shprese qe dicka te mesoja. Mirepo nata ime pa gjume nuk ia vlejti. Ai qe duhej te ishte diskutimi me i rendesishem i te zgjedhurve te popullit rezultoi as me shume e as me pak por i neveritshem. Pashe qeveritare qe tregonin me zjarr se ne vitin 2011 shqiptaret do te jetonin me mire packa se borxhet e rrugeve te ndertuara me parate e taksapaguesve shqiptare duan vite per tu shlyer. Degjova se rruget e reja aq shume te deshiruara per kedo ne fakt nuk do te beheshin me koncesione sic veprojne vendet e zhvilluara e ato ne zhvillim por perseri me parate e taksapaguesve shqiptare duke e thelluar gropen ne buxhetin tone modest. E ne kete rast sado perpjekje titanike te behen per tiu siguruar qytetareve te ketij vendi nje jete me te mire fakti qe rruget te cilat duan investime marramendese do te behen me parate tona me ben shume skeptik. Nuk po vazhdoj me tej me cfare une personalisht konstatova si jo te drejte ne ate buxhet pasi nuk me takon mua analiza. Le te kalojme tek niveli i diskutimeve te deputeteve si ishte ai Ordiner dhe vulgar ne kulm. Ne seancen me te rendesishme te Parlamentit askush nuk po mendonte me per buxhetin por cuditerisht ata kishin ruajtur arsenalin e fjaleve me fyese pikerisht per ate moment. Ne vend qe te mesonim se cfare do behej me rrogat tona pensionet sherbimet publike me pronat e trasheguara qe nuk jane dhene akoma me hipotekat qe mbahen peng padrejtesisht me taksat te argumentohej se si do procedohej me tej mesuam se Taulanti kishte kenduar kenge per Enver Hoxhen kur kishte qene i vogel qe Jozefina kishte miqesi me nje fare Pashuku qe Shegushja ka pallate qe nuk i ndan me te varfrit qe Arben Ahmetaj ka kerkuar azil politik ne Bukuresht etj. Dhe pas kesaj faqet e shtypit dhe kronikat e televizioneve u mbushem me batutat ne Parlament dhe jo me analizen profesionale te buxhetit e cila nuk u be kurre. U harrua ne menyre masive se nuk kishim te benim me nje talk shou komik ku te gjithe duhej te shpalosnin aftesite e artikulimit te nje batute qe te komentohej me pas si anekdota e radhes. Shume e rende Dhe ashtu sic ishte masiv dhe gjitheperfshires niveli i ulet i diskutimit po aq gjitheperfshires ishte edhe faji i madh qe ata bene pa dallim pushtetare dhe opozitare. Ajo seance kishte nje rend dite ku do behej prezantimi i buxhetit dhe diskutimet pro dhe kunder tij. Ne rastin kur devijohet qellimi me kast nga pozita duke kaluar ne fyerje personale reagimi nga deputetet opozitare te cilet i japin nje dore pasurimit te arsenalit te fyerjeve eshte po aq i rende. Ja nje diskutim hipotetik qe imagjinoja une Ky buxhet nuk eshte ne rregull per kete arsye Ja se si mund te ishte me mire fare jam une kriminel hajdut Faleminderit per konsideraten por nuk kam kohe te merrem tani me ty kam ardhur per buxhetin. Ti kerkon qe une te behem pjese e sherrit Jo more zoteri nuk bie ne nivelin tend sepse jam perfaqesues i popullit dhe ai qe me ka zgjedhur e di me mire se kush jam une. Si ju duket A nuk do te ishte me mire keshtu Ne nje grindje duhet te jene te dy palet te predispozuar per te ndryshe skenari deshton. Ne ato momente buxheti dhe hedhja drite mbi cdo qelize te tij ishte shume me i rendesishem sesa venia ne vend e nderit personal te secilit.
Prandaj dhe kumti qe na vjen nga shume vite me parecuditerisht nga nje personalitet si Fishta qe ka qene edhe pjese e Parlamentit te dikurshem shqiptar ku thuhej se Shqiperia do te behet per inat te shqiptareve tingellon aktual edhe sot. Por ndryshimi mes meje dhe Fishtes eshte se une e perdora me pikepyetje ne fund dhe kjo ka nje arsye pasi kaq keq sa jane katandisur punet nuk e dime nese Zoti e ka akoma deshiren per te na dhene nje dore apo ka nderruar mendje pasi sic thuhet shpesh Zoti ndihmon ata qe ndihmojne veten. Po ne

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›