E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi si reflektim mbi bashkimin kombetar

/ /

NgaMENTOR NAZARKO

Ngjarja e ndodhur ne kufirin midis Shqiperise dhe Kosoves me deputeten Albana Vokshi po zgjeron permasat e veta ndoshta ashtu sic duhet te ndodhte. Perfshirja e dy kryeministrave ne polemiken qe e shoqeroi ndalimin e saj ne kufi dhe denimin me gjobe nga Gjykata e Prizrenit ishte faktori kryesor qe e zgjeroi numrin e te perfshireve ne ngjarje. Me siguri ngjarja do te vazhdoje te komentohet ne te dy vendet. Dhe ajo meriton te komentohet ne disa plane.
Le ta shikojme si gabim te policise kosovare. Mund te jete e vertete se policia kosovare nuk ka pranuar ta kaloje pa radhe deputeten Vokshi ndersa ne kufirin midis dy vendeve ka radhe te gjata pasoje direkte e liberalizimit te pritshem te vizave europiane me Shqiperine. Shqiperia eshte duke respektuar ne menyre strikte udhezimet europiane dhe viktimat e ketyre udhezimeve jane shqiptaret e te dy aneve. Lamtumire lehtesi e kohes se pushimeve Meqenese Shqiperia shtrengon kufijte atehere per reciprocitet dhe Kosova ben te njejten gje. Nuk duket se ka marreveshje te ngjashme me ate te kohes se pushimeve kur vetem njera ane kontrollonte kufijte. Per pasoje ne rrjeten panshqiptare ngec nje parlamentare Ne keto kushte policet kosovare kane zbatuar me teprice zelli ligjin dicka qe realisht eshte e ekzagjeruar sa kohe qe pa radhe ne keto radhe absurde ndershqiptare kalojne plot njerez te tjere publike. Nuk mund te teprohet me nje deputete per me shume me nje zonje Por ama ky zell eshte i stimuluar pikerisht nga kjo klime kontrollesh ne kufirin midis dy vendeve. Nderkohe nuk ka asnje dyshim se ne nje shikim krahasues policet kosovare jane me serioze se ata te Shqiperise. Kjo vihet re kudo ne veshjen e tyre ne sjellje ne respektimin e ligjit ne rruge ne zyra etj.
E gjitha kjo megjithate nuk e justifikon zonjen Vokshi te reagoje ashtu sic thuhet ne vendimin e gjykates se Prizrenit qe heperhe eshte i vetmi dokument legal i referueshem ne lidhje me ngjarjen. Duhet supozuar se eshte pikerisht reagimi i saj qe ka provokuar reagimin solidar te gjithe policeve te postes se Vermices ne Prizren perfshi komandantin e tyre dhe per pasoje dhe te gjykates qe e denuan zonjen Vokshi me gjobe. Nuk shihen arsye pse ata police ta kene pasur me zonjen Vokshi qe ta mbajne 9 ore te bllokuar.
Aq me shume nuk e justifikon tere reagimin shteteror te Shqiperise ndaj Kosoves. Ne e dime qe kryeministri Berisha nuk perfill vendimet e gjykatave te Shqiperise perfshi dhe Gjykaten Kushtetuese ndaj duket normale per stilin e tij te reagoje ndaj Gjykates se Prizrenit dhe Policise se Shtetit te ri te Kosoves. Ne perfytyrimin e tij qe eshte shqiptaromadh vetem kur ai gjendet ne qender te hapesires shqiptare keto autoritete sduhen perfillur. Sipas tij autoritetet kosovare smund te cenojne dinjitetin e deputeteve te partise se tij apo aq me shume ata qe gjenden prane tij. Packa pse keto autoritete pergjithesisht skane se c te mesojne prej Shqiperise pos te keqijave dhe skane as pse te marrin urdhra prej tyre. Edhe zoti Thaci nga ana e vet ka gabuar me reagimin e shperpjesetuar ndaj policeve dhe presionin qe ka ushtruar indirekt ndaj Gjykates se Nivelit Pare dhe te asaj te Nivelit te Dyte qe do te rishqyrtoje ceshtjen.
Per me shume zoti Berisha duhet te merret me objektiva te tjere ne raport me Kosoven. Duhet te mendoje me shume per projekte te perbashketa ne energjetike qe Kosova dhe Shqiperia te mos jene vendet e vetme ne rajon pa energji te garantuar 24 ore duke qene mjerisht te dy vendet te kontrolluar nga ndermjetes serbe qe i shesin shtrenjte energjine shqiptareve. Zoti Berisha i ka premtuar keto projekte ne oret apo kohet patriotike te tij dhe te pakten per to te mbaje fjalen. Duket paradoksale qe ne kete plan te kemi probleme mes veti sic eshte rasti i hidrocentralit te Zhurit. Zoti Berisha dhe administrata e tij duhet te mendojne per nje sere masash qe hapin tregjet perkatese ne rastin konkret ate te Shqiperise ndaj mallrave kosovare te pakten ne ate mase qe vendi yne e ben ndaj mallrave serbe maqedonase qe jane gjithashtu vende te CEFTA-s. Sepse eshte paradoksale qe Shqiperia i ka problemet me te medha me Kosoven dhe jo me keto vende sa i takon bashkepunimit ekonomik. Nuk kemi degjuar ndonjehere per bllokim te produkteve bujqesore qe me kuota hyjne pa dogane ne Shqiperi prej Maqedonise dhe Serbise. Jemi shprehur te gatshem ti afrojme lehtesira portuale Maqedonise por papritmas krijohen probleme ne Shengjin vetem per Kosoven. Kosova i heq taksat aeroportuale per kompanine shqiptare Belle Air Shqiperia i vendos taksa te tjera qe e bejne te shtrenjte levizjen e pasagjereve Tirane-Prishtine dhe anasjelltas.
Zoti Berisha nderkohe ne kuader te reciprocitetit te reagoje dhe te tregoje dinjitet dhe ndaj vendeve te tjera fqinje e te mos e beje kete vetem me Kosoven.
Perpara te gjithe ketyre problemeve qe ekzistojne midis dy vendeve Zoti Berisha por dhe zoti Thaci duhet te mendojne per institucionalizimin e bashkepunimit ekonomik dhe ne fusha te tjera. Duhet te kete komitete te perbashketa qe mbi baza periodike takohen trasojne rruget e bashkepunimit hartojne kuadrin legal te funksionimit te ketij bashkepunimi dhe te nxisin me cdo kusht bashkepunimin si baze te forcimit te gjithanshem te shqiptareve si komb. Perndryshe do te shohim vetem konflikte te vogla mes shteteve shqiptare ne rajon per gjithcka patatet rrushin hidrocentralet Belle-Air-in. Do te shohim me trishtim Rrugen e Kombit qe hiq periudhen e veres mbetet bosh me nje trafik tejet te kufizuar. Do te kemi sherre te tjera per deputete qe ngecin ne rrjetat e izolimit ndershqiptar te frymezuara jo thjesht nga Shengeni i eger europian. Keshtu endrra e bashkimit kombetar duket shume e larget megjithe optimizmin elektoral te ndonje partie ne Kosove qe nuk arsyeton se krijimi i nje hapesire ekonomike kulturore dhe shpirterore te perbashket eshte parakusht i cdo bashkimi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›