E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita botërore e librit, panair për promovimin e librave të rinj

Prej 19 Prillit deri në datën 24 prill Instituti i Sociologjisë dhe shtëpia botuese Dudaj kanë nisur kremtimet e ditës botërore të librit me një veçori një panair që promovon vlera.
Botuesja Arlinda Dudaj dhe përfaqësuesi i medias pranë Universitetit Marin Barleti Blendi Salaj vlerësojnë titujt e rinj dhe motivet për t'iu rikthyer dashurisë së vjetër të librit.
Kalendari i javës së librit ngërthen një larmi ngjarjesh brenda panairit, si përurimi i fjalorit të Sociologjisë me autor Ali Pajazitin prej Universitetit Eurolindor të Tetovës, veprën së plotë dhe asaj më të re nga Profesor Servet Pëllumbi mbi Filozofinë e Aktualitetit dhe Profesor Lekë Sokolit për Sociologjinë e Varfërisë. Java e Librit po fton dita ditës më shumë lexues e studiues për tu orientuar sa më saktë në shpenzimin sa më të vlertë të kohës së të lexuarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›