E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, sot gjysmëfinalet e para

Do të luhen sot në mbrëmje dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Europës. Liverpuli, Atletiko e Madridit, Hamburgu dhe Fulhami synojnë finalen e 15 majit. Liverpuli, pretendenti kryesor për të ngritur trofenë e "vogël" të Europës, ka një sfidë të vështirë përballë Atletiko Madridit në Spanjë. Rafa Benitez nuk ka të gatshëm sulmuesin Fernando Torres, i cili i ka dhënë fund sezonit pas operacionit në këmbë. Ish-kapiteni i spanjollëve humbet kështu mundësinë për të luajtur për herë të parë si kundërshtar në "Visente Kalderon". Në gjysmëfinalen tjetër, Hamburgu do të presë anglezët e Fulhamit. Skuadra gjermane do kërkojë një rezultat pozitiv në sfidën e sotme, me synimin për t'u rikthyer në stadiumin e vet më 15 maj për finalen e madhe. Ndërkohë që Fulhami, surpriza e këtij sezoni, ka udhëtuar 17 orë me autobus drejt Hamburgut, pas pezullimit të fluturimeve për shkak të reve të vullkanit në Islandë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›