E Diel, 1 Nëntor 2026

"ëngjëlli i Gravitetit", premierë në Teatrin Metropol

Në sallën bodrum të Teatrit të Metropolit regjisori dhe aktori Florian Agalliu është duke jetëzuar tragjikomedinë 'ëngjëlli i Gravitetit" e konceptuar në trajtë monologu mbi historinë e jetës së një obezi. E reja e premierës vjen me regji të Renisa Shabanit kësaj here e gjen si aktor vetë Florian Agalliun dhe me muzikën e artistit Eduard Hallulli i sapokthyer nga metropoli muzikor i Vjenës.
"ëngjëlli i Gravitetit" i shkrimtarit italian Massimo Sgorbani është një shkrim i lindur nga leximi i një lajmi të disa viteve më parë nga gazetat: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një i burgosur i dënuar me vdekje i pezullohet ekzekutimi sepse i dënuari në fjalë ishte i shëndoshë deri në atë pikë që pesha e tij do të këpuste litarin. Ndërkohë sipas Ada Ruçit Teatri i Metropolit për gjalluar jetën artistike dhe shfaqjet teatrore dhe të cirkut për fëmijë po vijon daljen në natyrë të quajtura "Teatri i Lëndinave" duke u inskenuar në Parkun Rinia dhe në amfiteatrin e Liqenit përgjatë ditëve të fundjavës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›