E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia kroate ka hyre ne nje recesion te ri

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kroacisë  ka regjistruar në tremujorin e parë të vitit një rrudhje me 1,3%. Kjo është rënia e dytë tremujore në radhë e ekonomisë kroate, që do të thotë se vendi ka hyrë në një recesion të ri. Të dhënat janë bërë publike nga zyra statistikore e kroacisë. Sipas raportit të fundit të institutit kombëtar statistikor të dhënat shfaqen në negative që nga muaji tetor I vitit të kaluar. Gjithsesi kryeministri kroat Zoran Milanovic e ka komentuar këtë situatë të ngjashme me atë në të gjithë Europën. Sipas analistëve rrudhja e PBB në radhë të parë ka ardhë nga një rënie e fortë e prodhimit industrial, sector i cili ka shënuar një ulje me 9% që nga fillimi i këtij viti. Ndërkohë që edhe shpenzimet e popullsisë dhe ato të sektorit publik kroat kanë shkuar në rënie pas masave shtrënguese dhe kursimeve të miratuara nga qeveria e Milanovic. Gjatë ciklit të parë të krizës ekonomike GDP kroate pësoi një ulje drastike me 5,8% në vitin 2009 dhe 1,4% në vitin 2010. Ndërsa të dhënat statistikore të vitit të kaluar tregojnë se ekonomia kroate regjistroi një rimëkëmbje të lehtë me rreth 1%. Por kjo tendencë në rritje është frenuar në tremujorin e fundit të 2011-ës, për të shënuar më tej futjen në një recesion të ri të vendit në pjesën e parë të këtij viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›