Dita botërore për Autizmin, OKB: Nevojë për një angazhim global
Tiranë- 2 Prilli 2012 shënon përvjetorin e pestë të Ditës Botërore për Ndërgjegjësimin ndaj Autizmit, pas rezolutes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të vezhguar çdo 2 Prill atë që po monitorohet që prej vitit 1989.
Autizmi është një paaftësi në zhvillim dhe kjo manifestohet gjatë tre viteve të para të jetes. Autizmi ndikon jo vetëm tek fëmijët por edhe në komunitetin e tyre, tek familja dhe shoqeria.
Kombet e Bashkuara kanë nisur ndërgjegjësimin jo vetëm për njohjen e simptoma të fëmijeve të prekur nga autizmi por po promovojnë të drejtat, mirëqenien dhe riarfimin e tyre si diçka themelore për të drejta e tyre njerëzore.
Kombet e Bashkuara theksuan rëndësinë e përmisimit të jetesës së fëmijëve dhe të rriturve që vuajnë nga ky çrregullim dhe synon që fëmijët e prekur të kenë një jetë të begatë dhe kuptimplotë, për këtë arsye 2 Prilli do të jetë ‘Dita e Autizmit’, e përcaktuar në rezoluten ’62/139′.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon tha:’ Rritja e njerëzve me çrregullime të spektri autik kërkon një angazhim politik global’. Ai shtoi: ‘Invetsime më të medha në sektoret sociale, të punës, dhe arsimit janë shumë të rëndësishëm. Njerëzit autike janë qytetarë të barabartë dhe qe duan të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut’.
Ndërkohë gjatë kësaj jave kryeministri Sali Berisha tha se qendra për diagostikimin që në fazen e hershme të autizmit do të ngrihen pranë pediatrive të vendit, teksa të tjera qendra ditore do të jenë në shërbim të personave autik mbi 18 vjeç që skanë ndihmën e nevojshme. Duke nënvizuar se tashmë autikët me sjellje problematike do të marrin edhe trajtesën e nevojshme që do të përcaktohet me ligj.
Autizmi është një fenomen me spekter të gjërë, ka forma të cilat janë shumë komplekse dhe më problematike sesa paraplegjia, në të gjitha aspektet. Dhe këto forma skanë trajtimin që duhet. Janë më problematike sepse për fat të keq format e avancuara kanë probleme të medha sjelljen, por sjanë të trajtuar në kuadrin tonë ligjor në mënyrë adekuate. Është e domosdoshme që pranë institucione tona pediatrike të funksionojnë qendrat e diagonstifikimit të hershëm të autizmit. Sot janë krijuar modele dhe teste që bëjnë të mundur gjetjen e stadit, prekjes dhe të gjitha duhet ti blejmë dhe të pajisim qendrat tona rajonale me to. Të përgatisin specialistët tanë. Të ngrihen qendrat e asistencës për individët me spektër të autizmit. Do të ketë qendra ditore per personat që janë mbi 18 vjeç të cilët nuk janë ndihmuar dhe do tu shërbehet gjatë ditës- tha kryeministri.
Sipas të dhënave që citoi kreu i qeverisë shqiptare, 1 në 100 fëmijë lind me autizëm në vendin tonë, teksa në vit ka afro 500 fëmijë autik në Shqipëri. Duke shtuar se ka ardhur koha që secili të marrë përgjegjësitë që na takojnë në këtë proces.
Dorina Bilbili/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Dita Botërore kundër AIDS- ISHP: 478 të prekur në Shqipëri, 24 janë fëmijë Tiranë- Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot...
- Dështimi, Topi fajëson Berishën dhe Ramën: «Shqipëria ka nevojë për një politikë të re» Tiranë Presidenti i republikës, Bamir Topi, në qëndrimin e...
- Lind “Alternativa Civile”, nevojë për një shoqëri civile më aktive Në mënyrë graduale, politika përcau dhe zhbëri sindikalizmin. Krerët e...