E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia liron dy policët kosovarë

Serbi- Dy policët kosovare të arrestuar ditën e shtunë nga polica serbe në Merdarë janë liruar sot me vendim të Gjykatës së Serbisë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë nga ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Ai tha për mediat kosovare se tashmë ato i janë dorëzuar EULEX-it teska pasditë pritet të mbërrijnë në Kosovë.

Gjykata serbe i ka liruar policët kosovarë dhe se tani më ata i janë dorëzuar EULEX-it dhe se ata pritet të arrijnë në Kosovë në orët e pasditës- tha Rexhepi.

Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u arrestuan të shtunën në mëngjes teksa po patrullonin në një fshat të Podujevës, ku dhe u arrestuan nga forcat policore serbe. Më herët ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se efektivet kosovar e kishin shkelur territorin serb dhe ishin të armatosur. Menjëherë pas lajmit qeveria e Kosovës dhe Tirana zyrtare bënë thirrje për lirimin e tyre, pasi kjo binte ndesh me marrëveshjen për integrimin e kufijve të arritur nga dialogu Prishtinë-Beograd.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Arrestimi i dy policëve në Merdarë, KFOR dhe EULEX hetojnë ngjarjen Kosovë- Misioni për sundimin e ligjit i Bashkimit Europian  (EULEX)...
  2. Serbia, ‘gjueti shtrigash’ ndaj intelektualeve të ‘pabindur’ Serbi- Autoritetet serbe janë vënë në një gjueti shtrigash kundër...
  3. Zgjedhjet, “Serbia i hodhi hi në sy Europës” Tiranë- Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është dëshmi e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›